Imami ibën Tejmije nuk e miratoi festimin e mevludit

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)
“Mexhmu’u fetaua ue mekalat muteneu-uiah” – pjesa e shtatë.
Përktheu: Petrit Perçuku

Pyetje: Njëri nga dijetarët përmendi se imam ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë) e ka miratuar festimin e ditëlindjes së Profetit. Andaj, shkëlqesia juaj, a është kjo e vërtetë?

Përgjigje: Festimi i mevludit, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, është bidat dhe nuk lejohet, meqë as Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), as (katër) kalifët e drejtë dhe askush nga sahabët nuk e bënë një gjë të tillë. Gjithashtu as dijetarët dhe as udhëheqësit e tre shekujve të lëvdueshme nuk e festuan atë, mirëpo festimi i tij u bë pas tyre, për shkak të shiave dhe atyre që i ndoqën verbërisht ata. Andaj nuk lejohet festimi i mevludit dhe pasimi i atyre që e festojnë atë.

Shejhu Tekijud-din Ahmed bin Tejimje (Allahu e mëshiroftë) është prej atyre që e qortojnë festimin e mevludit dhe e shohin atë si bidat. Mirëpo, në veprën e tij “Iktidaussiratil-mustekim muhalefete as’habil- xhehim”, ai foli rreth personit që e feston atë nga padija. Dhe njeriu s’bën të mashtrohet me ata që e festojnë mevludin dhe as me atë që nxit apo thërret drejt tij, si Muhamed Aleuij Malikij dhe të tjerë, ngaqë fjalët e njerëzve nuk përbëjnë dëshmi, por dëshmia është në fjalët e Allahut dhe në fjalët e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) apo në njëzëshmërinë e selefëve (të parëve) të këtij ummeti. Kjo për shkak të fjalëve të më të Lartit:

“O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur.” (En-Nisa, 59).

“Për çfarëdo gjëje që ju të diskutoni, fjala e fundit i përket Allahut.” (Esh-Shura, 10).

“Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (El-Ahzab, 21).

Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) nuk e festoi ditëlindjen e vet, ndërkohë që ai me fjalët dhe veprat e tij nuk ka lënë asgjë pa kumtuar. Po ashtu shokët e tij (radijAllahu anhum) nuk e festuan atë dhe sikur të ishte diçka e mirë, ata do ta bënin atë para nesh. I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Kushdo që shpikë në çështjen (fenë) tonë diçka që s’është prej saj, ajo vepër nuk do t’i pranohet”. (Buhariu dhe Muslimi).

Dhe:
“Kush vepron diçka që s’është në përputhje me çështjen (fenë) tonë, ajo vepër nuk do t’i pranohet”. (Muslimi).

Gjithashtu ka thënë:
“Më tej: “Vërtet që fjala më e mirë është libri i Allahut, udhëzimi më i mirë është ai i Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe gjërat më të këqija janë ato të shpikurat dhe çdo bidat është humbje.” (Muslimi).

Hadithet që flasin rreth kësaj tematike janë të shumta. Unë kam shkruar një shkrim, deri diku të gjatë, rreth këtij bidati (festimit të mevludit) dhe bidateve tjera si: festimi i natës së Israsë dhe Mi’raxhit dhe festimi i natës së gjysmës së muajit Sha’ban. Shkrimi është botuar në një libërth që mban titullin “Paralajmërimi nga bidatet (Et-Tah’dhiru minelbide’i)”.

Libërthi po ashtu gjendet brenda veprës sime “Mexhmu’u fetaua ue mekalat muteneu-uiah”, në vëllimin e parë, faqe 227. Andaj kush dëshiron le t’i kthehet atij.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva