Inkurajim për mësimin e Kuranit

  • Inkurajim për mësimin të Kuranit

-Ta lutësh Allahun që të të forcojë në këtë rrugë.

-Të mos heqësh dorë, të mos lëshosh pe, por të vazhdosh.

-Të shikosh se cilat janë ato shkaqe që të pengojnë prej leximit e mësimit të Kuranit. Duhet të dimë se prej gjërave nga të cilat më së shumti shejtani mundohet ta ndalojë njeriun, është kërkimi i dijes. Dija më madhështore, më e ngritur dhe më e lartë është dija e Kuranit. Për këtë, shejtani mundohet me çdo mënyrë e mjet për të të ndaluar prej saj. E këtë nuk e bën përnjëherë, direkt, ngase e si se besimtari nuk heq dorë lehtë prej një vepre të mirë, por këtë e bën gradualisht me hapat e planet e tij. Nganjëherë shejtani arrin ta largojë njeriun nga kjo vepër e mirë duke e angazhuar me vepra të kota, të padobishme, jo përfituese. Dhe si rrjedhojë pastaj njeriu nuk ka kohë të angazhohet me gjëra të dobishme, ngase e ka mbushur kohën dhe zemrën e tij me ato gjëra të kota. Ky është kurth i shejtanit. E nganjëherë mëkatet janë ato të cilat bëhen shkak që njeriu të mos ketë dëshirën të mësojë Kuran. Nëse janë mëkatet ato që pengojnë atëherë të pendohesh e të kërkosh falje, gjithashtu nëse janë gjërat e kota atëherë të heqësh dorë sa më parë prej tyre. Mirëpo, nga këto shkaqe ndodhë të jetë dhe shoqëria me të cilët qëndron, që nuk janë të përkushtuar ndaj nxënies së dijes, por kur takohesh me ta flasin biseda të dunjasë, e si pasojë të zbehet gradualisht dëshira për mësim.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit