Jobesimtari nuk është vëlla i myslimanit

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

http://binbaz.org.sa/mat/18156

Pyetje: Me mua banon një i krishterë. Ai më thotë: “Ti je vëllai im dhe ne jemi vëllezër” dhe ha e pi së bashku me ne (myslimanët). A lejohet kjo gjë apo jo?

Përgjigje: Jobesimtari nuk është vëlla i myslimanit. Allahu i Patëmetë thotë: “Në të vërtetë, vetëm besimtarët janë vëllezër.” (El-Huxhurāt, 10) Ndërsa Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Myslimani është vëlla i myslimanit.” Së këtejmi, jobesimtari, qoftë çifut, apo i krishterë, apo idhujtar, apo adhurues i zjarrit, apo komunist, apo çfarëdo tjetër, nuk është vëlla i myslimanit dhe nuk lejohet që të merret si shok. Mirëpo, nëse rastis që ndonjëherë ai të hajë së bashku me ju apo kjo ndodh në ndonjë ndejë/gosti të përgjithshme, pa e konsideruar si shok tuajin, s’ka gjë. Ndërkaq, bërja e tij shok, apo ndeja dhe ngrënia së bashku me të në mënyrë të vazhdueshme, është një gjë që nuk lejohet, ngaqë Allahu e ka shkëputur miqësinë dhe dashurinë mes nesh dhe tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Shembull i mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne shkëputemi nga ju dhe nga ato që ju i adhuroni në vend të Allahut; ne ju mohojmë dhe armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme, derisa të besoni tek Allahu Një dhe i Vetëm.” (El-Mumtehine, 4) Dhe thotë: “Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat e tyre dhe i ka fuqizuar ata me rūh (dritë, udhëzim) nga Vetë Ai. Ai do t’i shpjerë ata në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata, por edhe ata janë të kënaqur me Të. Ata janë Pala e Allahut dhe, vërtet që Pala e Allahut do të jetë fituese.” (El-Muxhādile, 22)

Kësisoj, myslimani e ka për detyrë të shkëputet nga ithtarët e shirkut dhe t’i urrejë ata për hir të Allahut. Mirëpo, kjo s’do të thotë që ai t’i lëndojë, apo t’i dëmtojë, apo t’ju bëjë dhunë pa kurrfarë të drejte, porse nuk i merr shokë e miq të afërt. E, nëse rastis që të hanë së bashku në ndonjë ndejë të përgjithshme, apo në ndonjë ushqim që vjen rastësisht, pa pasur shoqëri, miqësi e dashuri mes vete, atëherë s’ka gjë të keqe në këtë.

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva