Ka nga muslimanët që thonë se sahabët nuk kanë bërë fëmijë me gratë e tyre derisa i kanë njohur më mirë, a është e saktë kjo?

?Përgjigjja: Nuk di që ka argument për këtë. Madje, nuk është transmetuar se sahabët me gratë e tyre e kanë bërë ejakulimin jashtë.

✒️Ejakulimin jashtë e kanë bërë me robëreshat. Atë gjë nuk e kanë vepruar me bashkëshortët, ngase është e drejtë e tyre (grave) të kenë fëmijë, është e drejtë e tyre që burri të ejakulojë brenda. Nuk lejohet ta veprosh këtë padrejtësisht.

✒️Përkundrazi, mendimi i sahabëve ka qenë që sa më shumë të bëjnë fëmijë, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka nxitur për këtë. Ata janë përpjekur që sa më shumë të shtohet umeti.

✒️Ky mendim është në kundërshtim me atë në të cilën janë edukuar sahabët dhe si e kanë jetësuar Islamin.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit