Kë duhet ta bësh shok ?

Ibën Kudame El Makdisi ka thënë:

“Dije se jo çdokush është i përshtatshëm të jetë shoku yt. Duhet ta verifikosh nëse ky shok i ka cilësitë e nevojshme që shoqërimi me të të jetë diçka e pëlqyer. Ai të cilin don ta kesh shok duhet t’i ketë pesë karakteristika:

  1. Ai duhet të jetë inteligjent, meqë nuk ka dobi në shoqërimin e idiotit, meqë ai vetëm do të të dëmtojë atëherë kur dëshiron të të bëjë dobi. Me inteligjent, kemi për qëllim atë i cili i kupton gjërat ashtu siç janë, qoftë vetë, ose pasi t’i shpjegohen.

  2. Ai duhet të ketë sjellje të mira, dhe kjo është domosdoshmëri. Ai i cili është vetëm inteligjent, mund të kaplohet nga zemërimi, epshi, dhe mund t’i bindet epshit të tij. Kështu që nuk ka dobi në shoqërimin me të.

  3. Ai nuk duhet jetë fasik (që i shkel kufijtë e Allahut), meqë një person i tillë nuk e ka frikë Allahun, dhe atij që nuk e ka frikë Allahun nuk mund t’i besohet.

  4. Ai nuk duhet të jetë bidatçi, meqë bollëku i bidateve të tij duhet të na shkaktojë frikë nga shoqërimi me të.

  5. Ai nuk duhet të jetë i etur për dunja.

Marrë nga: “Muhtesar el Kasidin”, fq: 126-132.

 

Shejkh Uthejmini, rahimehullah, në një ligjëratë të tij është pyetur:

“Një i ri ka shoqëri me shumë njerëz. Cilat janë cilësitë e shokut që ju do të na i këshillonit?”

Shejhu u përgjigj:

“Kjo pyetje është e rëndësishme. Shokët kanë ndikim në personin i cili fillon t’i shoqërojë ata. Për këtë të parët kanë thënë:

“Mos pyet për personin, por pyet për shokun e tij të ngushtë, meqë secili shok e ndjek shokun e tij.”

Në një hadith të saktë, Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) i ka krahasuar shoqëruesit e mirë me një person i cili ka misk (parfum), ai ose do të ta jap pak nga ai, ose do ta blesh nga ai, ose do t’ia marrësh erën. Kurse shoqëruesin e keq me atë që i fryn stufës, ai ose do të t’i djegë rrobat, ose do ta nuhatësh erën e pakëndshme që del nga ajo.

Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë në një hadith:

“Njeriu është në fenë e shokut të tij, prandaj secili prej jush të shikojë se kë e merr për shok.”

Ruajuni nga shokët e këqij! Dhe qëndroni të etur për shokë të udhëzuar dhe hairit. Ata të cilët ju ndihmojnë juve në devotshmëri dhe frikë ndaj Allahut, dhe që ju ndalojnë nga gjëra e pamoralshme dhe të këqija.

Dhe ka mundësi që ju t’i testoni shokët tuaj. Kur ju shoqëroheni me ta për një jave ose dhjetë ditë, do ta dini se kush është i përshtatshëm për shoqëri e kush jo.

Ruajuni, ruajuni nga shoqërimi me ata të cilët nuk posedojnë asnjë mirësi, qoftë nga mënyra e të menduarit të tyre, akideja (besimi), ahlaku (sjelljet) ose ibadeti i tyre. E lus Allahun për shoqërues të mirë për ju dhe për neve, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë…”

http://www.youtube.com/watch?v=See9gDun2ZA

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit