Këshilla të dobishme 36

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Njeriu është vërtet mosmirënjohës ndaj Zotit të vet.” (El-A’dijat, 6). Domethënë: “I numëron fatkeqësitë dhe i harron begatitë.” Esh-Shukru, ibn Ebi Ed-Dunja, 63. =

 

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.” (Al-I’mran, 159). “Ata të cilët janë të kënaqur me caktimin e Tij; të cilët i dorëzohen gjykimit të Tij ndaj tyre, pavarësisht se a ju pëlqen apo jo.” Tefsir Et-Taberij.=

 

  • Umeri (radijAllahu anhu) këshillonte: “Mësojuani grave tuaja suren En-Nur!” Musannef AbduRrezzak, 1133. =

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: “Prej gjërave që e bëjnë të domosdoshme faljen e mëkateve janë: përhapja e selamit dhe fjalët e mira.” Es-Sahiha, 1035.

 

  • Dijetari Hamud Et-Tuvejxherij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nuk sheh musliman të cilit Allahu ia ka ndriçuar zemrën me dritën e dijes fetare dhe të besimit, veçse ai sot i ngjanë atij që e mban gacën në grusht.” Gurbetu El-Islam, 1/112.

 

  • Ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Të huajt janë dy llojesh:

– ata të cilët e përmirësojnë veten kur njerëzit e tjerë prishen,

– ata të cilët e përmirësojnë atë që e kanë prishur njerëzit. Dhe ky është niveli më i lartë e më i mirë.” Keshfu El-Kurbeh, 320.

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Medh’hebi i Ehlu Sunetit është i moçëm e i njohur, para se Allahu ta krijonte Ebu Hanifen, Malikun, Shafiun e Ahmedin. Ai është medh’hebi i sahabëve (shokëve të Profetit), të cilët e morën atë nga i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).” Minhaxh Es-Sunneh, 2/482.=

 

  • Shumejt ibn Axhlan (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush e vë vdekjen para syve, nuk merakoset për vështirësitë e kësaj bote apo për rehatit e saj.” Sifetu Es-Safue, 3/342.=

 

  • Dijetari Salih Alu Esh-Shejh (Allahu e ruajttë) thotë: “Është mirë që njeriu i cili ka nevojë për rukje (yshtje) të mësojë si t’i bëjë rukja vetes dhe t’i mësojë dhikret, ajetet dhe lutjet e njohura për këtë. Mos ta vendosë veten në atë pozitë që vazhdimisht të ketë nevojë për njerëzit, ndërkohë që ai me vete e ka Fatihanë, dy suret mbrojtëse El-Felek dhe En-Nas, ajetul-kursijjin, dhikret e lutjet profetike. Këto dhe të tjerat, me lejen e Allahut të Lartësuar, e mbrojnë njeriun dhe i largojnë prej tij shejtanët e gjërat e dëmshme.” Er-Ruka ue Ahkamuha. =

 

  • Imam Ez-Zuhrij (Allahu e mëshiroftë) e agjëroi ditën e Ashurasë edhe pse ishte udhëtar. Njerëzit e pyetën: “Përse po agjëron, kurse gjatë Ramazanit e prish agjërimin kur je udhëtar?!” Ai tha: “Ditët e Ramazanit mund të zëvendësohen, kurse Ashureja ikën!” Sijer A’lam En-Nubela’, 5/342. =

 

  • Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) e agjëronte ditën e Ashurasë edhe nëse ishte duke udhëtuar, nga frika se mos i ikën.” Musannef ibn Ebi Shejbe.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Ndihmohuni për suksesin e planeve tuaja duke i fshehur ato, sepse njerëzit ia kanë smirë çdokujt që i është dhënë ndonjë begati!” Sahih El-Xhami’, 943. =

 

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Allahu është shumë i Urtë dhe Gjithëdijshëm; udhëzimin ia jep vetëm atij që e meriton atë.” Sherh Fet’h El-Mexhid. =

 

  • Musa alejhisselam edhe pse foshnjë në djep dhe shumë i dobët, nuk u fundos në det. Ndërsa, Faraoni me gjithë fuqinë që e kishte, vdiq në të. Nëse Allahu është me ty, kush mund të të dëmtoj? E nëse Ai është kundër teje, kush mund të të sjell dobi?

 

  • Ebu Se’id El-Harraz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush e do Allahun e Madhërishëm, i do edhe fjalët e Tij (Kuranin) dhe nuk ngopet nga leximi i tyre.” Mexhmu’u Rasail ibn Rexheb, 3/329.=

 

  • Sehl Et-Tusterij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Prej shenjave të dashurisë ndaj Allahut është dashuria ndaj fjalëve të Tij (Kuranit).” Mexhmu’u Rasail ibn Rexheb, 3/324. =

 

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e goditëm popullin e Faraonit me thatësi dhe mungesë të frutave, që të zinin mend.” (El-A’raf, 130). “Allahu i sprovoi më këto, ngaqë vështirësitë i zbusin zemrat dhe i shtyjnë njerëzit që të kthehen me pendesë tek Allahu.” Tefsir El-Kurtubij, 7/263.
Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit