Kremtimi i ditëlindjes së Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) – mevludit dhe i natës së mesi të Shabanit (apo siç njihet tek ne nata “e madhe” e Beratit, sh.p.)?

Komisioni i përhershëm për studime shkencore dhe fetua

Pyetje: A lejohet kremtimi i festave “fetare” si: ditëlindja e Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), mesi i Shabanit, dhe raste tjera të kremtimeve të ndryshme?

Përgjigje:

a) Kremtimi i festave bidate (të shpikura në fe) nuk lejohet.

b) Gjatë vitit janë vetëm dy festa: Festa Kurban Bajramit dhe ajo e Fitër Bajramit. Gjatë këtyre festave është e ligjësuar të shfaqet gëzimi dhe lumturia, dhe të veprohen ato gjëra që Allahu i Patëmeta na i ka ligjësuar, si namazi dhe të tjera. Mirëpo, nuk bënë të teprohet duke lejuar gjëra që Allahu (azze ue xhel-le) i ka bërë haram.

c) Nuk lejohet kremtimi i ditëlindjes së Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) – mevludit, dhe as kremtimi i ditëlindjes së dikujt tjetër. Kjo, sepse Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) nuk e vepronte këtë dhe nuk ia ligjësoi këtë umetit të tij. Po ashtu, sahabët, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, nuk e vepronin këtë. As selefi (të parët e) këtij umeti dhe ata që erdhën më pas në (tre) shekujt e vlerësuar nuk e vepronin këtë. Kurse, e gjithë e mira është në pasimin e tyre.

d) Kremtimi i natës së gjysmës së Shabanit është bidat. Gjithashtu, nata e njëzet e shtatë e muajit Rexheb të cilën disa njerëz e quajnë nata e Israsë dhe Mi’raxhit, siç u sqarua në paragrafin (c).

Allahu është i Vetmi prej të cilit kërkohet ndihma dhe me Të vjen suksesi. Salatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin, dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Fetuaja me numër: 5738. Vëllimi nr. 3, faqe nr. 83.
Anëtarët e komisionit:
Kryetar: AbdulAziz bin Abdilah bin Baz.
Zëvendëskryetar: AbduRrezak Afifi.
Anëtar: Abdullah Gudejan.
Anëtar: Abdullah Kuud.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva