Kundërpërgjigje ndaj një dyshimi

Kundërpërgjigje ndaj një dyshimi[1]

Nëse dikush thotë: I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos u përngjasoni jehudive dhe të krishterëve, mirëpo lëshoni mjekrat, shkurtoni mustaqet dhe ngjyrosini qimet e thinjura”[2]. Si të largohemi nga imitimi i jehudive dhe priftërinjëve (ortodoks) në kohën tonë, kur është e njohur se ata i lëshojnë dhe nuk i shkurtojnë mjekrat e tyre?[3]

Përgjigje:

Së pari: Dijetari i madh Zekerija El-Kandehlevij thotë: “Si lëshimi i mjekrës ashtu edhe rruajtja e saj kanë ekzistuar në kohën e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Mirëpo ai zgjodhi atë që ishte në përputhje me fenë e Ibrahimit (alejhisselam), e që është lëshimi i mjekrës. Urdhëroi që mjekra të lëshohet dhe refuzoi të kundërtën e saj, rruajtjen. Urrejti dhe kunërshtoi rruajtjen e saj duke na u drejtuar me terme dhe mënyra të ndryshme të të shprehurit. Edhe sot, në kohën tonë, është e njëjta gjendje, disa i lëshojnë mjekrat e tyre, disa tjerë i shkurtojnë ato, kurse ne jemi të obliguar t’i kundërshtojmë ata që i rruajnë apo shkurtojnë mjekrat e tyre, jo ata të cilët i lëshojnë ato. Prandaj sikur të ishte parim i fesë sonë (siç ka mundësi ndokush të mendojë), që ne si myslimanë jemi të obliguar të distancohemi nga çdo gjë që jehuditë veprojnë, atëherë do të duhej të mos bëhemi synet, sepse jehuditë bëhen synet. Mirëpo këto fjalë (dyshime) nuk dalin vetëm se nga teket (nefsi) e atyre që rruajnë mjekrat e tyre, dhe s’kanë të bëjnë fare me fenë e Allahut teala”[4].

Së dyti: Në disa hadithe urdhëri për lëshimin e mjekrës nuk ka ardhë i pasuar nga ndonjë shkak, siç e shohim tek hadithi që Imam Muslimi e trasmeton në Sahihun tij: “(i Dërguari sallAllahu alejhi ue sel-lem) urdhëronte për shkurtimin e mustaqeve dhe lëshimin e mjekrës”. Gjithashtu është e njohur se urdhëri për lëshimin e mjekrës nuk bëhet vetëm si shkak për të kundërshtuar mexhusët (zjarrputistët), jehuditë dhe mushrikët, mirëpo gjithashtu, ka shkaqe tjera të cilat dijetarët i cekin. Prej këtyre shkaqeve është: se rruajtja e mjekrës është shëmtim i pamjes fizike, ndryshim i krijimit të Allahut, përngjasim dhe imitim i grave, …etj[5].

Së treti: Ibën Tejmije (rahimehullah) thotë: “Sa i përket gjendjes së selefit (gjeneratave të para) të këtij ummeti, s’ka dyshim se çdo gjë që kanë vepruar apo e kanë lënë pa vepruar, është e bazuar në argumente. Kështu që ne (si ummet) nuk i lëjmë veprat me të cilat Allahu na ka urdhëruar, vetëm pse pabesimtarët i veprojnë ato. Edhe pse duhet ditur që Allahu nuk na urdhëron për ndonjë gjë në të cilën pabesimtarët na përgjasojnë me veprat e tyre, vetëm se në atë vepër patjetër ka një dallim me të cilin feja e përsosur e Allahut veçohet nga fetë tjera, të cilat janë abroguar apo zëvendësuar me dispozitat e kësaj feje”[6]. [7]

Përktheu: Lulzim Perçuku

———————————————————————–
[1] Shkëputur nga libri “Ahkamu esh-sha’r fi el-fikh el-islamij” (Dispozitat rreth qimeve të trupit në fikhun Islam), i autorit Taha Muhammed Faris (faqe: 109).

[2] Transemton Imam Ahmedi në “Musnedin” e tij nga Ebu Hurejre (radijjAll-llahu anhu).

[3] Qëllimi i atyre që kanë sjell këtë dyshim (pasuesit e epsheve), siç sqarohet edhe me poshtë, është t’ua lejojnë muslimanëve rruajtjen e mjekrës me “argumentin” se jehuditë dhe të krishterët bashkëkohorë i lëshojnë dhe nuk i shkurtojnë mjekrat e tyre, prandaj “ne duhet t’i kundërshtojmë ata duke i rruajtur mjekrat tona” sh.p.

[4] “Vuxhub i’fa el-lihje” (Obligueshmëria e lëshimit të mjekrës), faqe: 65.

[5] Shih “Edil-letu tahrim halki el-lihje” (Argumentet për ndalimin e rruajtjes së mjekrës), faqe: 25.

[6] “Iktida es-siratilmustekim limuhalefeti as’habilxhehim” (faqe: 177).

[7] (Njëkohësisht me këto fjali iu kundërpërgjigjemi disa injorantëve nga populli ynë të cilët e lejojnë shkurtimin e mjekrës me pak së një kabdha (kapje e mjekrës me grusht), duke “argumentuar” se: rabinët e jehudive, priftërinjët ortodoks apo shehat e sufive (dervishëve) i kanë mjekrat e gjata, prandaj ne si myslimanë duhet t’i shkurtojmë mjekrat, që t’i kundërshtojmë dhe mos t’i ngjasojmë atyre!) sh.p.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit