Lutja natën e mesit të Shabanit

Komisioni i përhershëm për studime shkencore dhe fetua

Pyetje: Cila është lutja që është transmetuar nga Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) në natën e mesit të Shabanit? A është prej sunetit të gjallërohet kjo natë duke u mbledhur në xhamia dhe duke u lutur me lutje të caktuara, apo të afrohemi te Allahu (me adhurime të ndryshme)?

Përgjigje: Nuk është vërtetuar/pohuar me ndonjë argument të saktë veçimi i natës së mesit të Shabanit me ndonjë lutje apo adhurim të veçantë. Prandaj, veçimi i saj me diçka të tillë është bidat, sepse Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Çdo risi (në fe) është bidat, dhe çdo bidat është humbje.”

Me Allahun vjen suksesi. Salatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë, dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Fetuaja me numër: 21264.
Anëtarë e komisionit:
Kryetar: AbdulAziz bin Abdilah Al’ Shejh.
Anëtar: Salih El Feuzan.
Anëtar: Abdullah bin Gudejan.
Anëtar: Bekr Ebu Zejd.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit