Mesatarja dhe Drejtësia-1

Salih bin Abdulaziz bin Muhamed al Shejh

HYRJE

E falënderoj All-llahun për mirësitë e Tija të mëdha dhe dhuntitë e Tija të njëpasnjëshme. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç All-llahut, i Cili është Një dhe nuk ka ortak; dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Allahut. Salavatet dhe selamet e All-llahut qofshin për Pejgamberin, për familjen dhe për shokët e tij!

Tema jonë në këtë ligjëratë është “Mesatarja dhe drejtësia, si dhe ndikimi i tyre në jetën e muslimanit”. Kjo është një temë sheriatike, sepse All-llahu i Lartësuar e ka cilësuar këtë Ummet si mesatar.

Ai thotë:

“Kështu, Ne ju kemi bërë një popull të mesëm, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju.”[1]

Kjo temë është sheriatike edhe për faktin se fjala “mesatar” dhe cilësimi i këtij Ummeti si mesatar është përmendur në librat e akidesë. Nuk ekziston asnjë libër i Ehli Sunnetit dhe asnjë libër i hadithit që nuk e ka theksuar se ky Ummet është Ummet mesatar dhe se pasuesit e menhexhit të drejtë, gjithashtu janë mesatar, mes teprimit dhe cungimit.

Veçoritë e metodologjisë mesatare

Mesatarja dhe drejtësia kanë veçori. Këto veçori janë përmendur në citatet e Kur’anit dhe Sunnetit dhe janë hasur në sjelljen e sahabëve dhe sjelljen e dijetarëve islam. Edhe në bazë të teksteve Kuranore, mesatarja dhe drejtësia janë veçori të Sheriatit. Ky Sheriat është i cilësuar si ligj i tolerancës dhe largimit të vështirësive.

All-llahu thotë:

 “Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi.”[3]

Veçoritë e mesatares janë këto:

1- Mesatarja është ligj i drejtë si në norma ashtu edhe në sjellje, prandaj konsiderohet i mesëm. Drejtësia në norma dhe sjellje detyrimisht sjell mesataren, ngase ai që nuk është mesatar, ose anon kah teprimi, ose kah cungimi.[4]

2- Kjo metodologji (mesatarja) është në pajtim me sheriatin. Pastaj, kjo është në pajtim edhe me mendjen e shëndoshë. Sheriati i vërtetë, me tekstet dhe rregullat e tij, si dhe me mendimet e dijetarëve thërrasin në mesatare dhe drejtësi dhe ndalojnë nga teprimi dhe ekstremizmi. Gjithashtu edhe mendja e shëndoshë e kërkon këtë, sepse jeta e njerëzve s’ka mundësi të vazhdojë në mënyrën e duhur pa këtë mesatare.

Devijimi nga kjo rrugë e drejtë, qoftë duke e tepruar, qoftë duke cunguar, e prish vazhdueshmërinë e jetës së njerëzve dhe nuk i realizon nevojat e tyre, sepse nevojat dhe interesat e njerëzve, logjikisht, kërkojnë që të ekzistojë një metodologji mesatare rreth së cilës do të jenë të bashkuar dhe njëkohësisht ta mbrojnë atë.

3- Mesatarja dhe drejtësia janë larg ëndjeve. Ato bazohen në dije të thellë. Dija e vërtetë, ose është tekst Kuranor apo i Sunetit, ose është thënie e sahabëve për ato çështje për të cilat s’kemi citat nga Kurani a Suneti, ose është mendim i dijetarëve të mëdhenj të sheriatit. Pra, mbështetja e mesatares në dije të thellë është një prej cilësive dhe veçorive të saj.

4- Mesatarja i merr parasysh potencialet dhe mundësitë. Njeriu që është mesatar nuk i ngarkon njerëzit përtej mundësive dhe nuk i thërret në iluzione gjatë parashtrimit të mendimeve dhe teorive.

Shumë njerëz janë të ndikuar nga pretendimet dhe iluzionet dhe kështu i largohen asaj që kërkohet, metodologjisë mesatare. Sepse mesatarja dhe drejtësia kanë ndikim real dhe konkret në jetën e njerëzve. Kjo do të thotë se duhet të kihen parasysh mundësitë dhe fuqitë, qoftë individuale, shoqërore, të ndonjë shteti të veçantë, apo edhe globale.

5- Mesatarja ka në konsideratë kohën dhe njerëzit. Koha ndryshon, kurse njerëzit kanë nevojë të reformohen, varësisht nga koha dhe ndryshimet. Për ta mbrojtur këtë metodologji duhet të kihet parasysh ndryshimi i kohës, i vendit dhe i njerëzve. Bazuar në këtë, dijetarët janë shprehur qartë se fetuaja ndryshon varësisht nga koha, vendi, ndodhia, situata dhe njerëzit.[5]

Mesatarja është cilësi e këtij Ummeti

Pse shkojmë kah mesatarja? A ndodh kjo për shkak të trajtimit të ndonjë problemi që ka ndodhur, apo në kërkim të zgjidhjes së problemeve, apo për ndonjë arsye tjetër?

Pergjigja eshte se ne e zgjedhim mesataren dhe drejtesine per shkak se All-llahu i Lartesuar urdheroi me to dhe njeheresh me to e obligoi te Derguarin e Tij (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem). Pra, mesatarja eshte urdher, ndaj njerezit duhet tfu binden urdhrave dhe tfu shmangen gjerave me te cilat nuk jane urdheruar, si ne metodologjine e veprimit, ashtu edhe ne menyren e te menduarit.

Sepse mesatarja eshte e verteta, kurse te tjerat jane te kota.

Gjithashtu, per faktin se mesatarja eshte larg endjeve. Ne shumicen e rasteve kemi dy ane; ose teprim ose cungim, ne njerin ose tjetrin ekstrem, kurse njeriun e levizin endjet. Ndersa mesatarja dhe drejtesia jane te ngritura mbi paanshmeri dhe vertetesi. Ato ndodhen larg endjeve prej te cilave jemi porositur te largohemi dhe te nxitojme ne evitimin e gjurmeve qe ato lene ne shpirtin e njeriut gjate te menduarit dhe gjykuarit.

All-llahu thote:

”Mendo pak! Kush, pervec Allahut, mund ta udhezoje ate njeri, qe deshirat e veta i ka bere zot”.[6]

E zgjedhim mesataren edhe per shkak se ajo eshte mjeti, permes te cilit arrihet deri te realizimi i objektivave te sheriatit qe kane te bejne me fene dhe dynjane. Dihet se per te realizuar praktikimin e Sheriatit, jemi te obliguar qe t’u permbahemi rregullave te Sheriatit ne menyre qe tfi realizojme objektivat e tij.

Sheriati ka zbritur qe te gjykoje mes njerezve dhe qe jeta e tyre te vijoje nen driten e tij. Sheriati nuk ka ardhur si nje teori me te cilen dikush krenohet, e as qe te mbetet vetem iluzion me te cilin ata lavderohen pa i bere dispozitat dhe besimet e tij praktike te perditshmerise. Ne baze te kesaj, mesatarja dhe drejtesia jane mjeti permes te cilit arrihet deri te realizimi i objektivave te sheriatit, si ne Fe ashtu edhe ne Dynja.

Se fundi, All-llahu i Lartesuar na beri Ummet mesatar, ngase mesatarja eshte larg trazirave te dukshme dhe te padukshme. Trazirat gjate Historise Islame kane ekzistuar qe nga momenti kur u shfaq personi qe e kundershtoi te Derguarin e All-llahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), duke i thene: 

“Tregohu i drejte, o Muhamed!” te cilit Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) iu pergjigj duke i thene: ”I mjeri ti! Kush mund te jete i drejte, nese une nuk jam i drejte!?”.[7]

Kjo mesatare qe nga ai cast, duke vijuar me shfaqjen e havarixheve dhe te sekteve te tjetra te humbura, deri kur arritem ne kete kohe, kur po ndodhin gjithe keto gjera, si sulmet dhe eksplodimet e fundit, si dhe botekuptimet e pikepamjet ekstreme, tekfiri dhe e kunderta e ekstremitetit; per shkak te te gjitha ketyre Allahu i Lartesuar e zgjodhi per ne mesataren, sepse vetem ajo na largon nga te gjitha trazirat, te dukshmet dhe te padukshmet…

Vijon…

Përktheu: Xhemal Jakupi

________________________________

[1] El Bekare: 143.

[2] El Haxhxh: 78.

[3] El Maide: 6.

[4] Teprim do të thotë tejkalim i kufijve duke shtuar mbi atë që është e ligjshme (ekstremizëm). Kurse cungim do të thotë tejkalim i kufijve duke mos i plotësuar obligimet dhe duke i lënë të mangëta.

[5] Shih: “El Muvafekat”: 1332.

[6] El Xhathijeh: 23.

[7] Kete hadith e transmeton Buhari ne Sahihun e tij (Libri mbi Vlerat/tema ”Shenjat e Pejgamberise ne Islam”); hadithi nr. 3610. Te ngjashem me kete transmetojne: Muslimi ne Sahihun e tij (Libri i Zekatit /tema Havarixhet dhe cilesite e tyre) nr. 1064; Ebu Davudi (Libri i Sunnetit/tema Lufta kunder havarixheve) 4764; Iben Ebi Asim (Libri i Sunnetit/tema Te dalet, Harurijte dhe Havarixhet) (2:455) dhe Hakimi ne Mustedrek (Libri per Luften kunder rebeleve/tema Cilesite e havarixheve dhe gjykimi per luften kunder tyre) (2: 2694, 2706).

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit