Mesatarja dhe Drejtësia-3

Salih bin Abdulaziz bin Muhamed al Shejh

Mesatarja ne Islam eshte besim dhe ligj

Eshte shume me rendesi praktikimi i domethenies se mesatares dhe drejtesisene jeten e muslimaneve. Ajo patjeter duhet te kuptohet mire dhe drejt, sepse ne i degjojme disa duke thene: ”Menhexhi mesatar”, por fjala ”mesatar” shpeshhere perdoret pa kritere sheriatike apo logjike, ndonese mesatarja gjithhere ndodhet mes dy skajeve.

Kush i percakton dy skajet? Kush e vlereson menhexhin mesatar? Kush duhet te vleresoje nese kjo eshte mesatare dhe e kunderta nuk eshte?

Pergjigja: Patjeter qe duhet te kemi parime mbi bazen e te cilave gjykojme, ne menyre qe gjerat e tilla te mos na cojne deri te zhberja e gjerave themelore te Fese dhe Besimit duke e kerkuar mesataren e gabuar. Pra, mesatarja dhe drejtesia jane te kerkuara me Sheriat sipas parimeve te sheriatit, te cilat i miratojne dijetaret e medhenj.

Islami perbehet prej besimit.akidese dhe ligjit.Sheriatit. Akideja eshte e ndertuar mbi mesatare, sic thone dijetaret e akidese. Edhe Sheriati Islam, gjithashtu eshte i ndertuar mbi mesatare dhe drejtesi, sic theksojne dijetaret Islam.

All-llahu thote:

“Keshtu, Ne ju kemi bere nje popull te mesem.”[1]

Domethenia e fjales “popull te mesem”, sic e komentojne sahabet dhe pasuesit e tyre, eshte: Ne u kemi bere juve nje popull te drejte e te zgjedhur, mes atyre qe ia teprojne dhe atyre qe lene manget. Ne te gjitha fete e religjionet ekziston teprim dhe cungim, po edhe ne te gjitha sektet dhe fraksionet e ndryshme ne kete Ummet eshte i pranishem teprimi dhe cungimi. Teprimi dhe cungimi jane te pranishme edhe ne ligjet e meparshme te grupimeve dhe partive te ndryshme.

Principin e mesatares dhe drejtesise e vertetojne edhe keto ajete:

”Mos e shtrengo doren, as mos u bej doreshpuar e te mbetesh i qortuar dhe i mjere.”[2]

Dhe:

“Ata që kur shpenzojnë nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes.”[3]

Është vërtetuar se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Kini kujdes dhe largojuni teprimit, sepse popujt para jush janë shkatërruar vetëm për shkak të teprimit në fe.”[4]

Ali ibën Ebi Talibi, kalifi i drejtë (radijAll-llahu anhu) ka thënë:

“Njeriu më i mirë është ai i drejti, mesatari, te i cili kthehen ata që ia teprojnë dhe mundohen ta arrijnë ata që lënë mangët.”[5] E transmeton Ibnul Mubarek nga Muhamed ibën Talha nga Aliu (radijAll-llahu anhu).

Disa prej selefëve kanë thënë:

“Feja e All-llahut është mes atij që e tepron dhe shton në të dhe atij që lë mangët dhe e cungon atë.”[6]

Ky është një parim te dijetarët e selefit dhe te ata që ishin autorë të librave në akide. Ata thonë: Feja e All-llahut është e vërtetë dhe e kënaqshme për secilin. Feja e All-llahut, të cilën njerëzit obligohen ta pasojnë është mesatare, ndërmjet teprimit dhe cungimit.

Në një hadith që ndodhet në “Sahih” thuhet:

“Feja është lehtësim. Secili që do të mundohet ta shtrëngojë Fenë, ajo do ta mposhtë.”[7]

“Çdoherë, kur Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka pasur mundësi të zgjedhë mes dy gjërave, ai e ka zgjedhur më të lehtën, përveç nëse ajo përbënte mëkat.”[8]

Në një hadith tjetër që gjendet në Sunene dhe në libra të tjera, i cili është mursel, por që përforcohet nga transmetime të tjera, dhe të cilin e transmeton Muhamed ibën Munkedir nga Xhabiri (radijAll-llahu anhu), thuhet:

“Kjo Fe është madhështore, prandaj merreni me të lehtë! Bima që mbin me nxitim, as tokën s’e çan dot, as nuk lë farë pas vete.”[9]

Ne nje hadith te sakte, Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thene:

“Feja me e dashur tek All-llahu eshte Feja e paster, tolerante dhe e gjere.”[10]

Ai, gjithashtu ka thene: 

“U shkaterrofshin ekstremistet!”, tri here.[11]

Kur Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) i dergoi dy sahabet e tij, Muadhin dhe Ebu Musa el Esh’ariun (radijAll-llahu anhuma) ne Jemen, u tha:

“Lehtesoni dhe mos veshtiresoni! Pergezoni dhe mos trembni! Respektohuni mes vete!”[12]

Ky eshte parim i thirrjes ne Islam, per te cilin jane ne konsensus te gjithe dijetaret.

Ne nje hadith tjeter thuhet se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thene: 

“Punet me te dashura tek All-llahu jane mesataret.”[13]

Kur kjo te jete e qarte, atehere kuptohet se mesatarja dhe drejtesia jane obligim,te cilat mbeshteten ne argumente sheriatike. Njeheresh kjo eshte nje miresi qe iu dhurua ketij umeti ne menyre qe te vazhdoje se ekzistuari. Ndersa ekstremistet dhe ata qe lene manget jane jeteshkurter. Ai qe vazhdon te mbetet eshte keshilluesi i ketij umeti, i sinqerti, dijetari dhe mesuesi i umetit. Te umeti mund te kete ndikim vetem ai qe trason kete metodologji.menhexh, te mbeshtetur nga citatet sheriatike, (te cilen e ndoqen kalifet e drejte dhe e mbeshteten me fjalet e tyre), veprat e dijetareve islame dhe shkrimet e tyre.

Përktheu: Xhemal Jakupi

____________________________________

[1] El Bekare: 143.

[2] El Israf: 29.

[3] El Furkan: 67.

[4] Transmetojnë Imam Ahmedi në “Musned”, 3: 1851, dhe 5: 3248; Nesaiu në “Sunen” (Libri mbi Haxhxhin – tema: Mbledhja e gurëve), 3059; Ibën Maxhe në “Sunen” (Libri mbi Haxhxhin – tema: Madhësia e gurëve që hidhen). 3029; të gjithë nga Ibën Abbasi radijAll-llahu anhuma.

[5] Transmeton Ibën Ebi Shejbe në “Musannef “, 7: 100, hadithi nr. 34498; kurse El Munaui i ka përmendur këto fjalë në “Fejdul Kadir”, 3: 134, ku flet për teprimin dhe ekstremizmin në Fe, pa ia atribuuar Aliut radijAll-llahu anhu.

[6] Fjalë të përafërta janë transmetuar në “Sunenin” e Darimiut (Urrehet mendimi i lirë i njerëzve në Fe) 1: 72, nga Hasen el Basriu.

[7] E transmeton Buhariu në “Sahih” (Libri mbi Imanin – tema: Feja është lehtësim) 39, nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu.

[8] Buhariu në “Sahih” (Libri mbi vlerat – tema: Cilësitë e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), 3560 dhe Muslimi në “Sahih” (Libri mbi vlerat – tema: Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem largohej prej mëkateve dhe zgjidhte më të lehtën prej të lejuarave), 2327, nga Aishja radijAll-llahu anha.

[9] Kështu e transmetojnë: Ibnul Mubareku në “Zuhd”, 1334 si fjalë të Abdullah ibën Amrit radijAll-llahu anhuma; Bejhekiu në “Sunen” (Libri mbi namazin – tema: Mesatarja në adhurim dhe tentimi për vazhdueshmëri), 3:18; Hakimi në “Ma’rifetu Ulumil Hadith” 96; Hejthemiu në “Mexhmeuz Zeuaid” 1:62, nga Xhabiri radijAll-llahu anhu. Rreth ketij hadithi ka folur Iben Haxheri ne ”Fet’hul Bari”, 11:297. Fillimin e ketij hadithi e transmeton edhe Ahmedi ne “Musned “, 20:13052 nga Enesi radijAll-llahu anhu.

[10] Buhariu e ka permendur ne “Sahih” si ta’lik (Libri mbi Imanin – tema: Feja eshte lehtesim) 29, kurse e ka transmetuar edhe ne “Edebul Mufred”, 288. Trans. Ahmedi ne “Musned”, 4: 2107 nga Iben Abbasi radijAll-llahu anhuma.

[11] Trans: Ahmedi ne “Musned”, 6: 3655; Muslimi (Libri mbi dijen – tema: Ekstremistet jane te shkaterruar) 2670; Ebu Davudi ne “Sunen” (Libri mbi Sunnetin – tema: Ndjekja e Sunnetit) 4608; te gjithe nga Abdullah iben Mesfudi radijAll-llahu anhu. Ekstremist d.m.th: qe thellohet ne cdo imtesi dhe e veshtireson Fene.

[12] Buhariu ne “Sahih” (Libri mbi lufterat – tema: Dergimi i Ebu Musait dhe Muadhit ne Jemen, para Haxhxhit te Lamtumires) 4341, 4344, (Libri mbi etiken – tema: Thenia e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: Lehtesoni e mos veshtiresoni) 6124, (Libri mbi dispozitat – tema: Udheheqesi, kur te dergoje dy komandante ne nje vend, i urdheron qe te respektohen dhe te mos kundershtohen) 7172; Muslimi ne “Sahih” (Libri mbi xhihadin dhe ekspeditat – tema: Caktimi i komandanteve te delegacioneve nga ana e udheheqesit dhe keshillimi per etiken e luftes) 1733 me shtesen ”… dhe mos u kundershtoni!”. Te gjitha nga Ebu Burde radijAll-llahu anhu. Transmeton edhe Tajalisiu ne “Musned” 498, nga Ebu Musa elEsh’ari radijAll-llahu anhu.

[13] Ixhluni ne ”Keshful Hafa” 1: 391 e permend: ”Puna me e mire eshte mesatarja”, kurse sipas nje transmetimi: ”Punet me te mira jane mesataret.”

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit