Mesazhet me shkrime të tilla: “Dërgojua 10 (apo 15 etj.) personave, do të ndodhë diçka e mirë. Nëse nuk ua dërgon, do të ndodh diçka e keqe. Dërgojua nëse e do Allahun!”

Përgjigjja: Kjo është prej besimeve të kota, apo prej besëtytnive. Muslimanit nuk i lejohet të veprojë kështu, duke ia dërguar atë personave të tjerë. Nëse vepron ashtu (siç thuhet në mesazh), kjo gjë e rrezikon islamin e personit.

✒️Kjo është shirk sepse njeriu po e beson dhe po e vepron një sebep të cilin Allahu nuk e ka caktuar si sebep për të të ardhur të mirat apo të këqijat.

✒️Ju duhet ta ndaloni shpërndarjen e këtij mesazhi dhe t’i lajmëroni të tjerët që të mos e shpërndajnë atë, ata duhet ta fshijnë. Barte këtë përgjigje tek ta.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit