Mësimi duke pasur si qëllim marrjen e diplomës

Shejh: Muhamed bin Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)

Fetaua Nurun Ala Ed-Derb

Pyetje: Cili është më i mirë: mësimi që njeriu e bën për marrjen e diplomës apo vetëm mësimi i fesë, memorizimi i Kuranit dhe mësimet që ndërlidhen me akide?

Përgjigje: Çdo lavdërim dhe falënderim i përket Allahut, Zotit të botëve. Salati dhe selami qofshin për profetin tonë Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij, si dhe për gjithë ata që ecin shtegut të tyre, deri në Ditën e Gjykimit.

Njeriu ka mundësi të bashkojë mes këtyre dyjave. Kështu, ai mëson nëpër shkollat dhe fakultetet sistematike dhe, njëkohësisht mëson tek hoxhallarët nëpër xhamia dhe mëson përmendsh Kuranin. S’ka kundërshti midis këtyre dyjave. Unë mendoj se, në ditët e sotshme, njeriu patjetër duhet të ketë diplomë, ngaqë sot, funksionet e njerëzve nëpër puna maten me diploma, dhe njeriu s’ka mundësi të arrijë ndonjë post, përmes së cilit iu bën dobi myslimanëve ashtu siç duhet, veçse përmes diplomave. Pra, njeriu duhet të ketë diplomë në mënyrë që t’i jepet mundësia të bëhet mësues/profesor në shkolla të mesme (apo fillore) dhe universitete…

Sido që të jetë, sot, sferat ku veprojnë njerëzit janë të ndërlidhura me diploma. Dhe nëse njeriu e kërkon dijen për të marr diplomë për këtë qëllim, domethënë t’iu bëjë dobi myslimanëve përmes posteve që i arrin, atëherë ky nijet i tij aspak nuk e njollosë sinqeritetin, meqë ai, këtë diplomë e merr si metodë apo rrugë për të arritur një synim fetar.

 

http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_3165.shtml

 

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit