Mirësjellja ndaj komshiut musliman dhe atij jomusliman

Komisioni i Përhershëm për Studime dhe Fetua
Përktheu: Jeton Bozhlani

Pyetje: Porosia e Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) për mirësjellje ndaj komshiut, a përfshinë edhe komshiun jomusliman?

Përgjigje: Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

Sheriati ka urdhëruar për mirësjellje, bëmirësi dhe mosshqetësim të komshiut, kjo është vërtetuar me hadithin që e transmeton Abdullah ibën Umeri (radij Allahu anhuma) i cili thotë se Pejgamberi ka thënë: “Xhibrili vazhdimisht më porosiste për mirësjellje ndaj komshiut, saqë një ditë mendova se do ta fuste në hise të trashëgimisë”. Kurse, në këtë hadith emri “Komshi” është përmendur në formë të përgjithshme, gjë që përfshinë edhe muslimanin edhe jomuslimanin, dhe çdo komshi duhet të nderohet me atë që i takon.

26/104 , Komisioni në përbërje të:

Abdulaziz ibën Baz, Abdurrezak Afifij, Abdullah Gudejjan, Abdullah ibën Ku’ud.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit