Mos u mashtro prej bidatçiut të përulur

http://www.sayingsofthesalaf.net/

Ali bin Ebi Halidi, Allahu e mëshiroftë, transmeton:

“I thashë njëherë Imam Ahmedit: Ky shejh – duke pasur për qëllim një njeri më të vjetër i cili ishte me ne – është komshiu im. I kam thënë atij që të mos shoqërohet me një person të caktuar, dhe ky dëshiron të dëgjojë se çfarë ke për të thënë ti rreth tij: fjalën e kam për Harith el Kasir (Harith El Muhasibiun). Para shumë vitesh, më ke parë me të dhe më ke thënë të mos ulem me të, e as të mos i flas. Nuk i kam folur atij prej asaj kohe. Ky shejh megjithatë, ulet me të. Atëherë, çfarë thua ti?”

E pashë Ahmedin të skuqej me zemërim, duke iu fryrë sytë; kurrë më parë nuk e kisha parë të atillë. Ai filloi të thoshte: “Ai! Allahu ia bëftë këtë e këtë! Vetëm ata që janë të informuar mirë rreth tij, e dinë se çfarë është ai njëmend, vetëm ata që e njohin mirë, e dinë se çfarë është ai.” El Mugazili, Jakubi dhe të tjerë janë ulur me të, dhe ai ka bërë që ata që marrin qëndrime të Xhehmit (Ibën Safuan, koka e xhehmive). Ata janë shkatërruar për shkak të tij.”

Njeriu i vjetër tha: “O Ebu Abdilah, mirëpo ai transmeton hadith, dhe ai është i butë / i qetë dhe i përulur / modest; ai ka bërë kështu e kështu (punë të mira).”

Ebu Abdilah (Imam Ahmedi) u zemërua dhe filloi ta përsëriste:

“Të mos mashtrojnë përulësia dhe butësia e tij!”

Ai gjithashtu tha:

“Mos u mashtro nga koka e tij e përulur, ai është njeri i ligë / i dëmshëm, vetëm ata që janë mirë të informuar rreth tij, e njohin atë në bazë të përvojës. A do të ulesh me gjithsecilin që të transmeton nga i dërguari i Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) – qoftë edhe nëse ai është bidatçi? Jo, dhe nuk tregojmë respekt për të!”

“Tabakat El-Hanabileh”, art.325.
Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit