Në vendin tonë që ka shumë jopraktikues, a të shkojmë në xhami duke thënë tekbirin me zë të lartë edhe nëse kjo i pengon ata?

Në vendin tonë që ka shumë jopraktikues, a të shkojmë në xhami duke thënë tekbirin me zë të lartë edhe nëse kjo i pengon ata?

Hoxhë Usame Morina: Në vendet si te ne, ku mbizotëron injoranca, nuk është e përshtatshme veprimi i tille. Së paku jo në çdo vend. Besimtari duhet të jetë largpamës dhe ta shohë se a po bën dobi më shumë apo dëm.

Dhe, në vendin tonë shohim se shumë prej muslimanëve nuk agjërojnë dhe nuk e përfillin urdhrin e agjërimit, e aq më pak ta kuptojnë çështjen e tekbirit me zë të lartë.

Andaj, them se më e preferuar në këtë rast është të thuhen tekbiret me zë të ulët, përveç kur i afrohemi xhamisë apo në vende ku e njohim rrethin dhe kjo nuk ndikon për të keq. Allahu e di më së miri!

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit