Nëse gruaja nuk arrin të falë namazin sunet të drekës për shkak të angazhimeve ndaj burrit e fëmijëve, a bën t’i falë në kohën e ikindisë?

Nëse gruaja nuk arrin të falë namazin sunet të drekës për shkak të angazhimeve ndaj burrit e fëmijëve, a bën t’i falë në kohën e ikindisë?

Kjo nuk është mirë të bëhet gjë e zakonshme, duke mos i falur sunetet e drekës për çdo ditë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka bërë kaza sunetet e drekës në kohën e ikindisë në raste të rralla, kur ka qenë i angazhuar me ndonjë punë të rëndësishme. Mirëpo, të bëhet e zakonshme ikja e suneteve të namazit të drekës dhe t’i falë pas farzit të ikindisë, kjo nuk është prej rrugës së Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem. Mirëpo, nëse ndodh ndonjëherë për shkak se është e angazhuar me burrë apo fëmijë dhe i ik suneti i namazit të drekës, atëherë i bën kaza pas ikindisë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit