Nëse imami këndon me zë (apo një pjesë) në namazin e drekës pastaj ndalet, a të bëj sehwi sexhde në fund?

?Përgjigjja: Jo, nuk ka nevojë të bësh sehwi sexhde ngase leximi me zë ose pa zë në namaz është sunet. Nëse personi vepron të kundërtën, nuk është e nevojshme të bëjë sewhi sexhde. Vetë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në disa raste në namazet pa zë (drekë dhe ikindi), aty-këtu ndonjë ajet e ka kënduar me zë.

✏️Dijetarët thonë se ka vepruar kështu për të treguar se nuk është obligim leximi pa zë, që nëse lexon me zë atëherë duhet bërë sewhi sexhde. Gjithashtu, e ka bërë për të treguar se çfarë ka qenë duke lexuar nga Kurani (në namazet e drekës dhe ikindisë, namaze këto në të cilat nuk e kanë dëgjuar njerëzit se çfarë lexon).

✏️E disa dijetarë thonë se këtë gjë e ka bërë për shkak se ka qenë shumë i përqendruar gjatë namazit të tij dhe kështu ka lexuar me zë.

✏️Mirëpo, e gjithë kjo tregon se edhe nëse personi lexon Kuran me zë në namazin e drekës dhe ikindisë, nuk është e nevojshme të bëjë sehwi sexhde.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva