Nifaku (hipokrizia) është dy llojesh

Nifaku i madh, i cili manifestohet në rastin kur njeriu e shfaqë besimin kurse në brendësinë e tij e përgënjeshtron atë, ndërsa ky quhet nifak (hipokrizi) në besim. Ky lloj nifaku e nxjerr njeriun nga besimi dhe është shkak që ai të mbetet përgjithmonë në thellësinë më të madhe të zjarrit, siq thotë Allahu: “Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit” (En Nisa: 145). Ky është sikurse lloji i nifakut të Abdullah ibën Ubejit dhe munafikëve tjerë, të cilët jetuan në kohën e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem).[1]

Nifaku i vogël, i cili shfaqet në vepra, siq është gënjeshtra (sh.p. sepse me këtë njeriu e shfaqë atë që nuk e ka në brendësi), thyerja e premtimit, tradhëtia si dhe degë tjera të nifakut. Argument për këtë është hadithi i cituar nga Ebu hurejre, i cili citon se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Shenjat e munafikut janë tri: kur flet gënjen, kur premton nuk e mban premtimin, ndërsa kur i besohet diçka tradhton”.

Ky lloj nifaku quhet nifak në vepër, ky nuk e nxjerr njeriun nga besimi, por është prezenet tek mëkatarët e mëdhenj.[2]

 

Shkëputur nga libri: “Et Tekfiru ve davabituhu” me autor shejh Ibrahim Rruhajli

Përktheu: Jeton Bozhlani

_____________________________________

[1] Shih: “Mexhmuul Fetava” (27/434), “Medarixhu Salikin” (1/347), “Xhamiul Ulumi vel Hikemi” (2/343), “Fet’hul Bari” (1/89).

[2] Shih: “Mexhmuul Fetava” (27/435), “Xhamiul Ulumi vel Hikemi” (2/343), “Fet’hul Bari” (1/89).

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva