Një përkujtim për nënat të cilat lodhen pas kujdesit ndaj fëmijëve, pa mundur të kryejnë shumë ibadete në Ramazan!

Një përkujtim për nënat të cilat lodhen pas kujdesit ndaj fëmijëve, pa mundur të kryejnë shumë ibadete në Ramazan!

Hoxhë Jeton Bozhlani: Gruaja që është duke rritur fëmijët është në një ibadet të madh, sidomos nëse fëmijët janë vajza, sepse Profeti salAllahu alejhi ue selam ka thënë: “Ai qe kujdeset për dy vajza derisa të rriten, ai do të jetë në Ditën e Gjykimit afër meje sikurse dy gishtat e dorës.” Në një hadith tjetër thotë: “Kush ka tri vajza dhe i edukon ato, i mëshiron dhe përkujdeset për to, i është bërë shpërblim xheneti.” Pastaj është pyetur: “E nëse janë dy vajza?” Ai tha: “Edhe nëse janë dy.” Transmetuesi i hadithit thotë: “Sikur t’i thoshin: “Po nëse është një vajzë?” ai do të përgjigjej: “Po, edhe nëse është një.”

Pastaj, ajo nënë shpërblehet për ibadetin e saj nëse e ka nijetin për ibadet, porse ka pengesa nga rritja e fëmijëve. Megjithatë, ajo mundet të bëjë dhikër dhe lutje tek Allahu, edhe nëse është e zënë me fëmijët.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit