Për çdo javë që kalon e Ramazanit, disa njerëz thonë “Ia thyem një këmbë” (katër javë, 4 këmbë), a është kjo në rregull?

Për çdo javë që kalon e Ramazanit, disa njerëz thonë “Ia thyem një këmbë” (katër javë, 4 këmbë), a është kjo në rregull?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Kjo nuk është në rregull nga shumë aspekte. Së pari, nuk është e vërtetë se Ramazani ka këmbë që t’i thyhen. Kjo nuk është një gjë reale.

Së dyti, thënia e kësaj shprehje tregon se personi nuk është i kënaqur me këtë adhurim dhe do që sa më shpejtë të përfundojë. Ata që e thonë këtë fjalë, e thonë me këtë kuptim, d.m.th. se janë afruar te fundi dhe një njëfarë mënyre po e heqin qafe. Kështu që nuk lejohet të përdoret kjo shprehje.

Përkundrazi, besimtari duhet të mërzitet se po i kalon Ramazani, një muaj ky në të cilin hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit, një muaj në të cilin mundësia e pranimit të faljes, lutjeve dhe pendimit është shumë më e madhe sesa në muajt e tjerë, e jo të gëzohet se po i kalon. Besimtari mërzitet kur i kalon kjo mundësi, e jo të thotë “shyqyr e kaluam dhe një javë dhe jemi afër përfundimit të tij”. Kjo tregon për besimin e dobët të këtyre njerëzve.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit