Përdorimi i insulinës gjatë agjërimit

Pyetje: Vuaj nga sëmundja e sheqerit, sidomos gjatë muajit të ramazanit, andaj a më lejohet që ta përdor injeksionin e insulinës gjatë muajit të ramazanit? Më japni një përgjigje, Allahu u shpërbleftë, sepse në rast se nuk e përdor këtë injeksion më rëndohet gjendja dhe duhet të shtrihem në spital. Për çdo vit më ndodhë që të agjëroj afërsisht dhjetë ditë, kurse të tjerat i bëjë kaza për shkak të kësaj sëmundjeje.

Përgjigje: Nuk ka asnjë pengesë që ta përdorësh këtë injeksion gjatë ditës së agjërimit, dhe nuk obligohesh që atë ditë ta bësh kaza. Por nëse ke mundësi që këtë injeksion ta përdorësh pas agjërimit, kjo është më mirë nëse nuk të sjell vështirësi.

Përktheu: Jeton Bozhlani
Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua, në përbërje të:
Abdulaziz ibën Baz, Abdurrezak Afifi, Abdullah ibën Gudejan, Abdullah ibën Ku’ud.

 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit