Përshëndetja me "mirëmëngjes" apo "mirëmbrëma"

Përktheu: Jeton Bozhlani

Pyetje: Si gjykohet përshëndetja me shprehjen “mirëmëngjes” apo “mirëmbrëma”?

Përgjigje: Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij. Nuk dimë të ketë ndonjë ndalesë për këtë, por kjo përshëndetje duhet të thuhet pas përshëndetjes me selam.

3897, Komisioni në përbërje të:

Abdulaziz ibën Baz – kryetar,

Abdullah ibën Gudejan – anëtar,

Abdullah ibën Ku’ud – anëtar.