Përulja në namaz

Përulja në namaz

~ Para se të nisësh namazin, t’ia kujtosh vetes se ai është bisedë mes teje dhe Allahut. Nuk ka ndonjë gjendje tjetër në të cilën je direkt i lidhur me Allahun sikurse namazi.

~ Të kujtosh se kur drejtohesh për namaz kah Kibla, Allahu e kthen kokën kah ti, pra Allahu është duke të shikuar.

~ Të kujtosh kuptimet e asaj që këndon dhe thua.

Përulja në namaz kërkon përpjekje të përditshme. Nuk është një gjë që një herë arrihet e më nuk ka nevojë të përpiqesh për ta arritur. Duhet përpjekje e vazhdueshme, ngase shejtani mundohet që çdo namaz të ta largojë mendjen prej namazit, të të bëjë vesvese e cytje, në mënyrë që të mos jesh i përulur në namaz. Nëse je i vendosur dhe përpiqesh prapë edhe nëse të vinë cytjet a të largohet mendja dhe e lufton vetveten për t’iu kthyer përuljes, atëherë Allahu të ndihmon dhe ta mundëson të jesh i përulur në namaz. Nëse mundohesh të bësh vepra të mira dhe t’i përsosësh ato, Allahu të ndihmon dhe ta mundëson arritjen e kësaj.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit