Pesë cilësitë me të cilat është veçuar ky umet nga umetet e tjera

2a66c812-1f7d-45d8-abab-55104c2fef6a

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Umetit tim i janë dhënë pesë veçori në muajin Ramazan, të cilat nuk i janë dhënë asnjë umeti më përpara: aroma e keqe e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa aroma e miskut (parfumit), engjëjt kërkojnë falje për besimtarit (gjatë ditës) deri sa të bëjnë iftar, Allahu çdo ditë e zbukuron xhenetin e Tij dhe i thotë: “Ka ardhur koha që Robërit e mi të devotshëm, punë mirë, të lirohen prej lodhjes dhe vështirësive të dunjasë dhe të vijnë tek ti”, prangosen shejtanët e këqij (renegatë) dhe nuk kanë mundësi të veprojnë në këtë muaj siç kanë vepruar në muajt e tjerë dhe Allahu ua fal atyre (besimtarëve të këtij umeri) mëkatet në natën e fundit të Ramazanit.” I kanë thënë: “O i Dërguar i Allahut, a është kjo nata e Kadrit?” Ka thënë: “Jo, porse punëtorit i jepet shpërblimi në fund (pasi e kryen punën).[1] Edhe argatit i jepet shpërblimi pasi e kryen punën. Thotë se kështu dhe Allahu i shpërblen besimtarët. Këto janë pesë veçori të cilat Allahu i ka përgatitur për besimtarët e këtij umeti, me të cilat i ka veçuar ata në mesin e të gjitha umeteve. Me to i ka begatuar, në mënyrë që të plotësojë mirësinë e Tij ndaj tyre. Allahu thotë: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.” Ali Imran 110.

Pesë cilësitë me të cilat është veçuar ky umet nga umetet e tjera:

Cilësia e parë: Aroma (ﺧﻠﻮﻑ) e gojës së agjëruesit. Në gjuhën arabe “ﺧﻠﻮﻑ” ka dy lexime: khaluuf ose khuluuf, që është aroma e keqe që del prej gojës së agjëruesit kur lukthi i tij është i zbrazur. Shumë prej njerëzve nuk e duan këtë aromë, e urrejnë. Porse, tek Allahu, kjo aromë që del nga goja e agjëruesit, është shumë e dashur, madje siç thuhet në hadith është më e mirë sesa aroma e miskut (parfumit). Kjo ngase ajo ka ardhur si rezultat i një adhurimi të kryer për Allahun dhe bindjes që ka treguar ndaj Tij (duke agjëruar Ramazanin). Andaj, çdo gjë që burimin e ka në adhurimin e bindjen në Allahun, Ai e do atë, ndonëse te njeriu është gjë e keqe apo e urryer, si dhe atë (që burimin e ka tek adhurimi e bindja ndaj Tij) ia zëvendëson besimtarit me diçka më të bukur, me më të mirë e më të vlefshme.

Cilësia e dytë: Engjëjt kërkojnë falje për besimtarët (gjatë ditës) derisa të bëjnë iftar. Siç e dimë, engjëjt janë robër të nderuar të Allahut. Ai i ka nderuar në mesin e krijesave të tjera. Ata nuk krijojnë (tregojnë) mosbindje ndaj Allahut asnjëherë. Çdo gjë me të cilën i urdhëron, ata e veprojnë menjëherë. Nuk bëjnë mëkat ndaj Allahut. Krijesat e tilla meritojnë më shumë që Allahu t’u përgjigjet lutjeve të tyre kur ata luten për besimtarët agjërues, ngase Allahu ka lejuar që ata të kërkojnë falje për ta. Pse ka lejuar? Për ta ngritur lartë çështjen e këtyre besimtarëve (agjërues të këtij umeti) në mesin e të gjitha umeteve të tjera; Allahu i lavdëron ata dhe e ngrit lartë çështjen e tyre, po tregon se sa i vlefshëm është agjërimi i tyre, saqë u jep leje engjëjve të kërkojnë falje për ta derisa të bëjnë iftar. Istigfari është kërkimi i faljes, i magfiretit. Magfireti është mbulimi i mëkateve prej Allahut në këtë dunja dhe në ahiret e pastaj falja e tyre; në këtë dunja duke mos t’i përhapur në mesin e njerëzve, duke mos e ditur askush se ke i ke vepruar, e pastaj falja e tyre, dhe ky është synimi më i lartë që duhet ta ketë besimtari. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Çdo bir i Ademit (njeriu) është mëkatar (gabimtar).” Njerëzit veprojnë shumë mëkate duke e ngarkuar shpirtin e tyre me to. Çdo njeri është nevojtar që Allahu t’ia falë mëkatet.

Cilësia e tretë: Allahu çdo ditë e zbukuron xhenetin e Tij dhe i thotë: “Ka ardhur koha që Robërit e mi të devotshëm, punë mirë, të lirohen prej lodhjes dhe vështirësive të dunjasë dhe të vijnë tek ti”.  Vdekja, për çdokënd është shumë afër, siç thonë dijetarët: “Çdo gjë që vjen është afër.” Pra përderisa vdekja na afrohet për çdo ditë, atëherë ajo është afër, një ditë do të na arrijë. Dhe, Allahu thotë se është afër kur ata do të vdesin, të ringjallen dhe të vendosen në xhenet, duke shpëtuar prej lodhjes e vështirësive të dunjasë. Allahu e zbukuron xhenetin për çdo ditë të Ramazanit, për robërit e tij të devotshëm. Allahu përmes kësaj do të na inkurajojë dhe nxisë që të veprojmë sa më shumë vepra të mira, në mënyrë që ato të jenë lehtësim për neve, duke na u lehtësuar vështirësitë e lodhja e dunjasë, që ne të jemi më aktiv e më të vendosur për të kryer sa më shumë punë të mira në këtë muaj. Përmes këtyre veprave arrihet lumturia në këtë botë dhe në tjetrën, arrihet hyrja në xhenet, të cilin Allahu e quan “Shtëpia e paqes, Shtëpia e nderimit”, me të i nderon robërit e Tij.

Cilësia e katërt: Prangosen shejtanët e këqij (renegatë) dhe nuk kanë mundësi të veprojnë në këtë muaj siç kanë vepruar në muajt e tjerë, kundër robërve të mirë të Allahut duke i humbur apo dekurajuar prej punëve të mira. Kjo është një ndihmë për neve si ummet, të cilën na jep Allahu. Allahu i lidh me zinxhir dhe pranga shejtanët, armiqtë tanë, për të cilët thotë Allahu: “…djalli i thërret ata në dënimin e Zjarrit!” Lukman 21. Allahu na ndihmon (në këtë muaj) duke penguar shejtanët që të mos arrijnë të kenë të njëjtën luftë ndaj nesh sikur që kanë në muajt e tjerë. Për këtë shohim se ata të cilët mundohen të kapen pas fesë, praktikuesit e fesë, njerëzit e devotshëm, në këtë muaj, kanë më shumë ambicie për të vepruar punë të mira, po ashtu largohen nga të këqijat më shumë sesa në muajt e tjerë. Kjo është rezultat i asaj që na ka njoftuar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në këto hadithe, që është lidhja e prangosja së shejtanëve duke mos i lënë të kenë efekt tek ne sikur që kanë në muajt e tjerë.

Cilësia e pestë: Allahu ua fal atyre (umetit të Muhamedit salAllahu alejhi ue selem) mëkatet në natën e fundit të Ramazanit. Kjo është nëse ata kanë vepruar në këtë muaj ashtu siç duhet, duke agjëruar ashtu siç kërkon Allahu dhe duke fal namaz nate ashtu siç ka ardhur në sunetin profetik. Atëherë Allahu në fund të muajit, do t’ua plotësojë shpërblimin duke i falur, ashtu siç qëndron në hadith: “…punëtorit i jepet shpërblimi në fund (pasi e kryen punën)”.

[1] Ky hadith është i dobët, mirëpo për disa pjesë të tij ka hadithe të tjera të sakta të cilat e vërtetojnë atë.

 

•┈ ┈••✦?✦••┈ ┈•
Bazuar në librin “Ndejat e Ramazanit” – Shejkh Muhamed bin Salih el Uthejmin rahimehullah.

? Ligjëroi hoxhë Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva