Preferohet agjërimi i ditëve të bardha edhe nëse bëhet në muajin Shaban

Fetauat e Bin Bazit (Allahu e mëshiroftë)

Pyetje: Cili është vendimi Islam për agjërimin e mesit të Shabanit, e ato janë ditët (13, 14, 15)?

Përgjigje: Preferohet agjërimi i tri ditëve për çdo muaj, pavarësisht a është muaji Shaban apo tjetër. Është vërtetuar se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) e ka urdhëruar Abdullah bin Amër bin Asin me këtë. Gjithashtu, është vërtetuar se i ka porositur Ebu Derdain dhe Ebu Hurejran me këtë. Nëse i agjëron këto ditë në disa muaj, kurse në disa tjerë jo, ose nganjëherë i agjëron, e nganjëherë jo nuk prish punë, sepse agjërimi i tyre është nafile (vullnetar) jo farz (obligim). Edhe pse më mirë është agjërimi i tyre vazhdimisht për çdo muaj, nëse mundet.

Vëllimi nr. 15, faqe nr. 384.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva