Sadakatul fitrat kujt i jepen?

Sadakatul fitrat kujt i jepen?

Hoxhë Petrit Perçuku: Zekati i fitrit i jepet muslimanëve të varfër, të cilët jetojnë në vendin e atij që e jep atë. Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) thotë, siç transmeton Ebu Davudi: “I Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e bëri obligim dhënien e zekatul-fitrit, për t’i ushqyer të varfrit.” Lejohet të bartet në ndonjë vend tjetër, nëse banorët e tij kanë nevojë më shumë për të.

Zekati i fitrit nxirret në ushqim dhe nuk lejohet të nxirret në para (monedha). Nxirret nga ushqimet themelore të vendit, afërsisht 3 kg për secilin anëtar të familjes.

Nuk lejohet që zekatul-fitri të jepet për ndërtimin e xhamive apo për projekte bamirësie.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit