Selefitë dhe xhematet tjera

Shejh: Salih El Feuzan (Allahu e ruajt) – “El Munteka” 1/209.

Pyetje: Disa njerëz pretendojnë se selefitë konsiderohen si njëra nga xhematet që veprojnë në skenën e davetit dhe se vendimi mbi ta është i njëjtë me vendimin mbi xhematet tjera. Si e hidhni poshtë këtë pretendim?

Përgjigje: Kemi përmendur më herët se selefitë janë xhemati autentik, i cili është në të vërtetën. Selefitë janë xhemati të cilit njerëzit e kanë për detyrë t’i përkasin dhe të punojnë së bashku me të. Ndërsa, xhematet tjera pos tyre, s’duhet të konsiderohen prej xhemateve të davetit, sepse ato e kundërshtojnë Kuranin dhe Sunetin. Si ka mundësi të ecim pas ndonjë grupi që e kundërshton xhematin e Ehlu Sunetit dhe udhëzimin e Selefëve të mirë?! Andaj, thënia “Xhemati selefij është njëri nga xhematet islamike”, është gabim. Xhemati selefij është i vetmi që duhet të pasohet dhe sipas metodologjisë së të cilit duhet ecur, dhe i vetmi që duhet t’i bashkohemi e përpiqemi së bashku me të. Ndërkaq, sa u përket grupeve tjera, myslimanit nuk i lejohet t’u bashkohet atyre, sepse ato janë prej grupeve të humbura. A është i kënaqur për veten tij që t’u bashkohet grupeve të devijuara?!

I Dërguari (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Ndiqeni sunetin tim dhe sunetin e kalifëve të drejtë e të udhëzuar pas meje” (Ahmedi në Musned 4/126-127, Ebu Daudi 4/200, Tirmidhiu 7/319-320 të gjithë nga hadithi i El Irbad bin Sarijeh radijAll-llahu anhu).

Dhe kur ai (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) qe pyetur për grupin e shpëtuar, tha: “Ata të cilët janë në atë që unë dhe shokët e mi jemi tani.” (Tirmidhiu 7/296- 297, nga hadithi i Abdullah bin Umerit – radijAll-llahu anhuma – dhe ngjashëm me të ibën Maxheh 2/1322 nga hadithi i Auf bin Malikut dhe Enes bin Malikut.

Gjithashtu, imam Ahmedi në Musned 2/332 dhe Ebu Daudi 4/197 nga hadithi i Ebu Hurejres – radijAll-llahu anhu).

A e dëshiron njeriu për veten e tij shpëtimin dhe prapë nuk ecën rrugës së tij? Poeti thotë:

Shpreson shpëtimin, por nuk ecën rrugës së tij,
Vërtet, anija nuk lundron mbi të thatë.

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit