Shirku nuk është i kufizuar vetëm në idhuj

Ai përfshin kërkimin e përkrahjes dhe ndërmjetësimit përmes Pejgamberëve, melaikeve, xhindëve, dhe njerëzve të mirë.

(www.SalafiPublications.com)

Refuzimi i mushrikëve që kërkojnë ndërmjetësim dhe afrim te Allahu përmes njerëzve të mirë të vdekur, dhe atyre që thonë se Shirku është i kufizuar vetëm në drejtimin e lutjeve për idhujt, gurët dhe drunjtë. Këto ajete i referohen adhurimit të Pejgamberëve, Melaikeve, Xhindëve dhe njerëzve të mirë që kanë vdekur, dhe si pikë kryesore ato kanë për qëllim adhurimin që mushrikët ua bëjnë të vdekurve përmes idhujve, ku idhujt përdoren për të përfaqësuar të vdekurit (të mirët).

[Ez-Zumer 39:3] ‘Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë. Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: “Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu”, Allahu me siguri që do t’i gjykojë për mospajtimet që kanë patur. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues.’

[Junus 10:18] ‘Ata adhurojnë në vend të Allahut atë që as nuk u bën dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësit tanë te Allahu”! Thuaj: “A po i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në qiej dhe në Tokë?!” Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!’

[El-Mai’de 5:116] ‘Pastaj Allahu do të thotë (në Ditën e Gjykimit): “O Isa, i biri i Merjemes! Ti ishe ai që u the njerëzve: “Adhuromëni mua dhe nënën time si zota krahas Allahut”?! Isai do të thotë: “Qofsh i lartësuar dhe i lavdëruar! Mua nuk më takon të them diçka, për të cilën nuk kam aspak të drejtë! Po ta kisha thënë ndonjëherë, Ti me siguri do ta dije. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, po unë nuk e di çfarë ka në Veten Tënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat.’

[Sebe’ 34: 40-41] ‘Ditën, kur do t’i tubojë të gjithë, do t’u thotë engjëjve: “Vallë, këta juve ju adhuronin?”. Ata do të thonë: “Qofsh i lavdëruar Ti, o Zoti ynë! Ti je Mbrojtësi ynë, jo ata. Ata adhuronin xhindet dhe shumica e mohuesve u besonin atyre.”

[El-Isra’ 17:57] ‘Vetë ata që idhujtarët u luten, kërkojnë t’i afrohen Zotit të tyre, madje edhe më të afërtit, duke shpresuar mëshirën e Tij dhe duke iu frikësuar dënimit të Tij 1 Me të vërtetë, nga dënimi i Zotit tënd duhet të ruhet gjithkush.’

[Esh-Shu’ara’ 26:69-73] ‘Tregoju atyre historinë e Ibrahimit, kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: “Çfarë adhuroni ju? Ata u përgjigjën: “Adhurojmë idhujt e përherë u jemi përkushtuar atyre”. Ai i pyeti: “A ju dëgjojnë ata kur ju luteni? A mund t’ju sjellin dobi apo dëm?”

[El-Fatir 35:14] ‘Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdijshëm.’

1
Vargjet 56-57 aludojnë për engjëjt, profetët ose shenjtorët që politeistët i hyjnizojnë, duke menduar se ata mund të jenë ndërmjetës për të fituar mëshirën e Allahut.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit