Shkaqet e ngurtësisë së zemrës dhe si t’i largojmë ato

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

http://binbaz.org.sa/mat/1760

 

Pyetje: Si mundet njeriu të shpëtojë nga ngurtësia e zemrës dhe cilat janë shkaqet e saj?

Përgjigje: Shkaqet e ngurtësisë së zemrës janë mëkatet, mosbindjet, pakujdesia e shpeshtë dhe shoqërimi i njerëzve të shkujdesur e mëkatar. Të gjitha këto bëhen shkak për ngurtësinë e zemrave. Në anën tjetër, zemrat zbuten, pastrohen dhe qetësohen me bindje ndaj Allahut të Lartësuar, me shoqërimin e njerëzve të mirë, me përmendje të Allahut, me lexim të Kuranit dhe me kërkim të faljes. Kush angazhohet me përmendje të Allahut, me lexim të Kuranit, me shoqërim të njerëzve të mirë dhe njëkohësisht largohet nga shoqërimi i të pakujdesshmëve dhe të këqijve, zemra e tij përmirësohet dhe zbutet. I Lartësuari thotë: “Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Er-Ra’d, 28).

 

Përktheu: Petrit Perçuku

 

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva