Shtrydhja e organit pas urinimit

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

http://binbaz.org.sa/mat/8783

Isa bin Jezdad përcjellë nga babai i tij (radijAllahu anhu) të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Pasi që ndonjëri prej jush të urinoj, le ta shtrydhë organin e tij tri herë!”. Përcjellë nga ibën Maxhe, nr. 326, me zinxhir të dobët, siç thotë hafëz ibën Haxheri në Bulûgul-Merâm.

Them (shejhu): Hadithin në fjalë po ashtu e përcjellë edhe Ahmedi, mirëpo është i dobët, siç u shpreh edhe hafëz ibën Haxheri, ngaqë, Isa dhe babai i tij janë të panjohur. Këtë e përmend ibën Me’ini dhe e pohon bindshëm ibën Haxheri në veprën e tij Et-Takrîb.

Ndërmjet fakteve që aludojnë për dobësinë e hadithit është se kjo vepër shkakton vesvese dhe bën që njeriu të goditet me urinim të pavullnetshëm (dalje të pikave të urinës pa vullnetin e tij/dëmtim të prostatës), andaj, duhet të lihet mënjanë.

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit