Si është gjykimi mbi atë që shan me Zot?

?Përgjigja: Ai që shan me Zot, ai del nga feja, edhe nëse është namazli me pesë vakte apo vetëm me xhuma. I tilli duhet të hyjë përsëri në Islam, të thotë shehadetin e të ripërtërijë Islamin që nga baza e tij.

?Njeriu nuk arsyetohet në këtë rast dhe të thotë: “Nuk e kam ditur se sharja me Zot është kufër” ngase prej besimit në Allahun është që ai ta madhërojë Atë.

?Nuk mjafton vetëm të besuarit në Zot si Krijues, sepse kështu besojnë të gjithë (përveç ateistëve, edhe pse dhe ata e besojnë me zemër, mirëpo e mohojnë me gjuhë). Të gjithë njerëzit kanë besuar se ky univers e ka Një Krijues, kjo nuk i mjafton njeriut.

?Për të qenë mysliman, njeriu duhet ta madhërojë Allahun, fenë e Tij, shpalljet e Tij. Nuk lejohet sharja ndaj Allahut, apo sharja me Zot ndaj njerëzve, apo sharja ndaj fesë së Allahut, ndaj shpalljeve të Tij, të Dërguarit të Tij.

?E nëse e bën këtë, kjo tregon se ai nuk ka madhërim në zemrën e tij, andaj nuk ka besim/iman.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit