Si ta gjej ëmbëlsinë e namazit dhe leximit të Kuranit?

Si ta gjej ëmbëlsinë e namazit dhe leximit të Kuranit?

Së pari duhet t’i braktisësh mëkatet, duhet penduar sinqerisht prej tyre dhe ta shtosh kërkim faljen tek Allahu (istigfarin). Kur të thuash “më fal Allah (estagfirullah)” përkujtoji mëkatet që ia ke bërë Allahut, e jo ta thuash vetëm si fjalë të gjuhës. Duhet ta kujtosh madhështinë e Allahut, Atij të Cilit po i bën mëkat. Gjithashtu duhet kujtuar vdekjen dhe jetën e varrit, ku do të jesh i vetmuar në errësirë e në bazë të veprave do të të ndriçohet varri, aq sa ke vepra do të të zgjerohet. Kjo e kthjell njeriun. Me ngurtësimin e zemrave janë sprovuar shumica e njerëzve.

Janë dy shkaqe kryesore të këtij ngurtësimi:

Mëkatet- ato e mbulojnë zemrën. Këtu kërkohet pendim, kthim tek Allahu, vendosje në moskthim të mëkateve, lutje tek Allahu për kërkim falje me bindje të fortë dhe me sinqeritet të madh.

Shkujdesja- kjo është kur njeriu nuk e kujton Allahun, ahiretin, vdekjen, bën dhikër me gjuhë e jo me zemër e mendje etj. Këtu kërkohet përmendja/përkujtimi i Allahut, përkujtimi i ahiretit, istigfari, të cilat janë shkaqe të zbutjes së zemrës.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit