Si të lirohemi nga zjarri?

Nga Enes bin Māliku (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Atij që falet për Allahun me xhemat dyzetë ditë duke e arritur tekbīrin fillestar i shkruhen dy largime: largim nga zjarri dhe largim nga hipokrizia.” (Tirmidhiu, 2/7 nr. 241, Ebū Se’īd bin El-A’rābij në “El-Mu’xhem” 2/116, ibën El-‘Adijj në “El-Kāmil” 1/116 dhe 2/103, Ebū El-Kāsim El-Hemedānij në “El-Feuāid” 1/197 dhe El-Bejhekij në “Shu’abul-īmān” 3/62, nr. 2875. Shejh Albani e ka vlerësuar për të mirë (hasen) në “Et-Ta’līk Er-Regīb” 1/151).

Alamet dijetari El-Mubārekfūrij në “Et-Tuhfetul-Ahuedhijj” duke e shpjeguar hadithin thotë:

“Atij që falet për Allahun”: domethënë: sinqerisht për Të.

“duke e arritur tekbīrin fillestar”: domethënë: duke e arritur pas imamit tekbirin që i ndalon gjërat e zakonshme në namaz.

“largim nga zjarri”: do të thotë: lirim dhe shpëtim prej tij.

“dhe largim nga hipokrizia” Et-Tībij ka thënë: “Allahu e ruan në këtë botë nga veprat e hipokritit dhe i jep sukses drejt veprave të të sinqertëve. Ndërsa në Ahiret e ruan nga dënimi i hipokritit dhe dëshmon për të se ai nuk është hipokrit. Kjo sepse kur hipokritet ngrihen për t’u falur ngrihen me përtesë.”

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit