Sqarim rreth jabanxhillëkut të rëndë të Islamit para Kiametit

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

http://binbaz.org.sa/mat/4145

Pyetje: “Në një hadith të gjatë është saktësuar nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) të ketë thënë: “Njeriun do ta arrijë mëngjesi si besimtar, ndërsa mbrëmja si jobesimtar dhe do ta arrijë mbrëmja si besimtar, ndërsa mëngjesi si jobesimtar. Ai do ta shes fenë e vet për një përfitim të paktë të kësaj bote.” Çfarë kihet për qëllim me kufrin (mosbesimin) në këtë hadith dhe si shitet feja?

Përgjigje: Është saktësuar nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) të ketë thënë: “Shpejtoni në kryerjen e veprave (të mira), para se të vijnë sprova si pjesët e natës së errët, gjatë të cilave, njeriun do ta arrijë mëngjesi si besimtar, ndërsa mbrëmja si jobesimtar dhe do ta arrijë mbrëmja si besimtar, ndërsa mëngjesi si jobesimtar. Ai do ta shes fenë e vet për një përfitim të paktë të kësaj bote.(Muslimi, 118).

Domethënë se jabanxhillëku i Islamit do të ashpërsohet aq shumë saqë besimtarin do ta arrijë mëngjesi si mysliman, pastaj në mbrëmje do bëhet jobesimtar. Apo edhe anasjelltas, në mbrëmje ai është besimtar, ndërkaq në mëngjes do bëhet jobesimtar. Ai do ta shes fenë e vet për një interes të kësaj bote. Kjo ndodhë kur ai flet fjalë kufri (mohimi), apo punon për hir të dynjasë. Kështu, në mëngjes ai është besimtar, mirëpo i vjen dikush dhe i thotë: “Fyeje Allahun dhe të Dërguarin”; “Leje namazin dhe do të japim këtë e atë”; “Bëje hallall kurvërinë dhe pijet dehëse dhe karshi kësaj do të japim kaq e kaq”. Kështu pra, ai e shet fenë e vet për një përfitim të kësaj jete dhe e arrin mëngjesi apo mbrëmja si jobesimtar. Apo i thonë: “Mos u bëj me besimtarët dhe ne do të japim kaq e kaq që të bëhesh me jobesimtarët”. Në këtë mënyrë ata e mashtrojnë atë përmes parave të shumta që të jetë në anën dhe grupin e jobesimtarëve. Kështu që ai bëhet ndër ndihmësit dhe miqtë e jobesimtarëve dhe armik i besimtarëve. Shkaqet e daljes nga feja janë të shumta. Kryesisht kjo ndodhë për shkak të dynjasë, dashurisë ndaj saj dhe dhënies përparësi asaj ndaj ahiretit…

Pra, besimtari nxiton në kryerjen e veprave të mira dhe ka kujdes të madh. Sepse ndodh që goditet nga vdekja e papritur apo nga ndonjë sëmundje e rëndë, e cila ia humb fuqinë dhe pastaj s’ka mundësi të veprojë. Gjithashtu, ndodh që sprovohet me pleqëri apo edhe me gjëra të tjera. Prandaj njeriu duhet të shfrytëzojë jetën, shëndetin dhe mendjen e tij në vepra të mira, para se të ndërhyhet mes tij dhe tyre me sprova të ndryshme si: sëmundja apo lakmia dhe dashuria ndaj dynjasë, apo dhënia përparësi asaj kundrejt ahiretit, apo zbukurimi i saj nga ana e armiqve të Allahut dhe thirrësve drejt mosbesimit dhe devijimit.

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva