Të flasësh me gra në telefon

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua
(Abdullah Ibën Gudejjan, Abdurrezak Afifij, AbdulAziz ibën Abdullah Ibën Baz)

Pyetja: Kam një shok të ngushtë. Kur e vizitoj atë, e gjej duke folur me vajza e duke bërë lajka me to përmes telefonit, dhe këto vajza veprojnë në të njëjtën mënyrë. Unë më parë gjithashtu nganjëherë flisja me to. Si të veproj pasi që ky person është shoku im më i mirë? Çfarë mund t’i them atij? Si mund ta këshilloj atë?

Përgjigja: Është e ndaluar për burrin të flasë me gra me qejf / epsh përveçse me gruan e tij dhe ato vajza që i ka robëresha. Kjo, sepse këto gjëra janë rrugë për joshje dhe prishje / çoroditje. Gjëra të kësaj natyre janë të ndaluara me sheriat (ligj Islamik). Madje, Islami gjithashtu e ndalon të vetmuarit me një pjesëtar të gjinisë së kundërt dhe udhëtimin e gruas pa mahrem (bashkëshortin ose një familjar me të cilin nuk martohet). Duhet ta kesh frikë Allahun dhe ta këshillosh shokun tënd që t’i braktisë lajkat me gra dhe çdo gjë që dërgon në joshje / ngashënjim.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed, familjen dhe shokët e tij!

Pyetja e dytë e fetuasë nr.11533
www.alifta.com
Në gjuhën shqipe është përkthyer nga gjuha angleze

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit