Të ftuarit e njerëzve drejt Allahut (daveti) dhe mënyrat e tij – pjesa e dytë

Kushti i dytë: Të pasojë rrugën e pejgamberëve, metodologjinë e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe sahabëve të tij, të mos kundërshtoj rrugën e tyre, e më pas, si pasojë, të devijoj nga ajo rrugë e të shpikë rrugë dhe mënyra tjera duke pretenduar se nëpërmejt tyre do t’i tërheq njerëzit dhe do t’i afrojë. Sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) dhe sahabët e tij ishin njerëzit më të kujdesur ndaj të mirës dhe më të sinqertit ndaj njerëzve, prandaj njeriut i mjafton si mirësi ndjekja e metodës së Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe sahabëve të tij, e jo të sjell rrugë dhe metoda tjera duke pretenduar se ato tërheqin njerëzit, kanë ndikim më të madh dhe janë më të dobishme për njerëzit, ku si pasojë e kësaj disa njerëz janë degraduar nga rruga e vërtetë dhe metodologjia e drejtë e davetit, ndërsa për këtë Allahu thotë: Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë…”, kurse dituria e plotë është dituria që mbështetet në Librin e Allahut dhe traditën e Pejgamberit të Tij (salallahu alejhi ve selem), pastaj thotë: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua”, dmth se ata që ftojnë drejt Allahut janë pasues të pejgamberëve, të cilët kanë për detyrë të ftojnë njerëzit drejt Allahut e jo drejt vetes së tyre, janë ata që ftojnë me dituri të dobishme dhe të vërtetë, e cila mbështetet në librin e Allahut azze ve xhel-le.

Daveti është një rrugë e bekuar, e cila i bën dobi davetxhiut para të tjerëve, për këtë Allahu thotë: Zoti i tyre do t’i udhëzojë në rrugë të drejtë, për shkak të besimit të tyre” (Junus: 9), pra ndër dobitë dhe gjurmët që lë daveti tek davetxhiu është fakti se daveti bëhet shkak i përqëndrimit në fe dhe shpëtim nga sprovat, pra: Zoti i tyre do t’i udhëzojë në rrugë të drejtë, për shkak të besimit të tyre.” Nëse ai kujdeset për udhëzimin e njerëzve dhe ka dëshirë që ata të përmirësohen, si dhe përpiqet që të jetë i sinqertë ndaj tyre, atëherë e tëra kjo me lejen e Allahut bëhet shkak i ruajtjes së tij nga sprovat, të cilat godasin si stuhia. Ndërsa në rastin kur Ummu Seleme i tha Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem): “Sa shpesh lutesh me këto fjalë: “O Allah! Ti i rrokullisë zemrat, por zemrën time përforcoje në fenë Tënde”, vërtetë rrokullisen zemrat?! Pejgamberi (salallahua lejhi ve selem) u përgjigj: “Çdo zemër qëndron në mes gishtave të Gjithëmëshirshmit, nëse dëshiron e drejton, por nëse do edhe e devijon. Allahu (subhanehu ve teala) thotë: A është ai, që veprat e veta të këqija i duken të mira (si ai që është i udhëzuar në rrugën e drejtë)? Me të vërtetë, Allahu shpie në humbje kë të dojë dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. Ti mos e shqetëso veten deri në shkatërrim për humbjen e tyre!” (Fatir: 8)

Pra angazhimi i muslimanit në davet, me ato gjëra që i ka mësuar dhe i ka kuptuar nga feja e Allahut, duke patur sinqeritet dhe duke pasuar rrugën e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) konsiderohet përqëndrim i fuqishëm në të vërtetën dhe shpëtim nga sprovat, sepse Allahu do ta shpërblejë sipas veprave të tij; meqë ai i këshillon njerëzit për të mirë, përkujdeset për udhëzimin e tyre dhe përpiqet që t’u bëjë davet, atëherë Allahu do ta shpërblejë duke e përmirësuar, drejtuar dhe duke i dhënë sukses, kurse ky është një rezultat i madh nga i cili përfiton vetë davetxhiu.

Për këtë, kur prindi e këshillon fëmiun e tij për faljen e namazit dhe vepra të mira, apo ia tërheqë vërejtjen për punët e këqia, atëherë është mirë që fëmiun e tij ta mësoj që t’i këshillojë të tjerët me ato gjëra, sepse vërtetë ka neglizhencë në këtë aspekt. D.m.th. kur ta urdhëroj fëmiun e tij që ta falë namazin, gjithashtu duhet t’i thotë: “nëse ndonjë fëmijë që e takon në shkollë e vëren se nuk po e falë namazin, atëherë këshilloje që ta falë namazin”, apo kur ta qortojë për ndonjë punë të ndaluar le t’i thotë: “Nëse sheh ndonjë fëmijë se është duke vepruar kështu këshilloje të mos veprojë”. Sepse Llukmani i kishte thënë të birit të tij: “O djali im, kryeje namazin, urdhëroje të mirën, pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet!”. (Lukman:17). Por siq thonë disa njerëz: “Ai që nuk u bën davet të tjerëve, atëherë të tjerët do t’i bëjnë davet atij”, d.m.th. ai që nuk fton njerëzit drejt së mirës, atëherë ai do të bie në cak të atyre që ftojnë drejt së keqes. Mirëpo, nëse ai bëhet thirrës drejt së mirës, atëherë ajo do t’ia largojë ata njerëz që thërrasin drejt së keqes dhe nuk do t’i afrohen dot, sepse ata e kuptojnë se është i angazhuar me thirrjen drejt së mirës. Për këtë arsye vërejmë se ata të cilët janë neglizhent dhe të painteresuar për davet dhe mësime e këshilla ndaj tjerëve, pas një kohe dobësohet devotshmëria e tyre, fillojnë të ndikohen nga disa sprova, e po ashtu u afrohen njerëzit e sherrit. Por nëse gjatë jetës së tij vazhdon duke mësuar dhe duke i mësuar dhe këshilluar të tjerët, atëherë vëren se tek ai zgjerohet hapësira e së mirës, shtohet afrimi i njerëzve të mirë. Pra angazhimi i tij me thirrjen drejt Allahut i hap derën drejt së mirës dhe drejt shumë dobive, të cilat nuk i ka llogaritur as vetë. Pra ky është një aspekt për të cilin duhet të interesohemi.

Ndërsa mos prit që njëherit duhet të bëhesh nga dijetarët e më pas të bësh davet, por mjafton që ato gjëra të mira që i ke njohur dhe kuptuar mirë prej dijetarëve t’ia mësosh dhe t’ia përcjellësh vëllaut, nënës, shokut dhe komshiut, e kështu me radhë, ku në këtë mënyrë shtohet dhe përhapet e mira në mesin e shoqërisë duke dhënë kontributin tënd në këtë. Prandaj të mos mjaftoj vetëm dëgjimi i haditheve, ligjëratave e këshillave, por pas dëgjimit kërkohen dy gjëra: t’i praktosh në veten tënde e më pas t’i përcjellësh tek të tjerët, sepse pa davet nuk mund të qëndrojnë parimet dhe besimi i asnjë populli, pa marrë parasyshë a janë të vërteta ato parime apo të kota, prandaj ai popull që neglizhon davetin do të humb parimet dhe besimin e tij. Për këtë i sheh disa njerëz të besimeve të kota që nuk lodhen dot në përhapjen e besimit të kotë, por ata japin mund dhe janë të durueshëm në atë, megjithëse janë në të kotën!! Në mesin e tyre sheh të atillë që thërrasin drejt paganizmit, sheh të atillë që thërrasin në ateizëm, në shthurje e në shumë gjëra të këqia duke shpenzuar pasuri dhe mund për këtë, sepse atë në të cilën thërrasin e kanë në zemër. Çfarë është ajo që njeriun e udhëzuar e bën neglizhent në obligimin e davetit, i cili i sheh të tjerët rreth tij duke thirrur në të kotën!! Mos shko shumë larg, mjafton të shikosh një kanal të shthurur televiziv do ta vëresh se çfarë bëjnë nëpërmjet tij! Sa vështirësi dhe sfida kanë përjetuar për ta realizuar një program sa më tërheqës, nëpëmjet të të cilit shthurin rininë dhe gjithë shoqërinë dhe ndikojnë tek ta. Ata shpenzojnë shumë në përhapjen e sherrit, kufrit dhe amoralitetit. Ndërsa kur shikojmë personin që posedon të vërtetën, e vërejmë se është i ngathët dhe i painteresuar për davetin!! A thua pse kjo neglizhencë? Pse ai i shthururi është i shkathët dhe punon shumë për të kotën, ndërsa i udhëzuari bëhet i ngathët dhe i painteresuar për të thirrur drej të vërtetës? Edhe nëse jep mund për davetin, duhet ta kesh me dije se je duke thirrur drejt xhenetit, ndërsa të tjerët thërrasin drej zjarrit dhe hidhërimit të Allahut.

Për këtë arsye duhet që muslimani të përgatitet për t’i hyrë kësaj pune madhështore në përmirësimin e shoqërisë, duke shtuar dijen dhe kuptimin sa më të drejtë për fenë e Allahut, duke u përpjekur që së pari ta praktikojë vetë e më pas ta përcjell tek të tjerët me anë të butësisë, fjalëve të mira, dashurisë dhe me anë të mëshirës, sepse këto gjëra e përhapin davetin me të madhe në shoqëri.

Vijon…

Autor: Dr. Abdurrezak el Bedr

Përktheu: Jeton Bozhlani

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva