Të vetmuarit me dikë që bën rukje

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua

(Bekër Ebu Zejd, Salih El Feuzan, Abdullah Ibën Gudejjan, AbdulAziz Al El-Shejh, AbdulAziz ibën Abdullah Ibën Baz)

Pyetja: Cili është vendimi islam për shkuarjen te dikush që thuhet se shëron përmes leximit të Kuranit? Ai ulet me një grua për t’i lexuar asaj Kuran, dhe nëse është e nevojshme ajo qëndron në shtëpinë e tij për disa ditë. Unë kam qenë një nga ato gra, por jam penduar për çfarë kam bërë, e kam lutur Allahun për falje dhe kam bërë teube (pendim tek Allahu). Ju lutem të na jepni fetuanë tuaj (mendimin legal të dhënë nga një dijetar mysliman i kualifikuar), Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigja: Të vetmuarit (të qenit vetëm me dikë të gjinisë së kundërt) është haram (e ndaluar), edhe nëse bëhet për rukje (leximi i Kuranit dhe lutja e Allahut për shërimin e të sëmurit). Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Asnjë burrë të mos jetë vetëm me një grua, ose shejtani do të jetë i treti prej tyre.”

Ajo që është edhe më e keqe në të vetmuarit me këtë njeri është kalimi i natës në shtëpinë e tij dhe qëndrimi aty për disa ditë e net. Kjo është një nga rrugët që dërgon në të keqe dhe prishje / çoroditje. Myslimania e cila ka bërë diçka të tillë duhet të bëjë teube të sinqertë dhe t’i shmanget kësaj sjellje të ligë.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed, familjen dhe shokët e tij!

Pyetja e dytë e fetuasë nr. 18963.
www.alifta.com
Përkthyer nga gjuha angleze

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit