Thënie të ibën Tejmijes rreth Râfidive – pjesa e dytë

Shkëputur nga libri i tij “Minhâxhus-sunnetin-nebeuijje”

33. Râfiditë janë njerëzit që më së shumti e urrejnë Alijun (radijAllahu anhu). (vëll. 4, fq. 296)

34. Ata e akuzojnë Aishen (radijAllahu anha) me akuza prej më të rëndave; thonë se ajo ka rënë në zinâ, por Allahu e pastroi atë dhe zbriti ajete që flasin për këtë. (vëll. 4, fq. 344).

35. Dihet se ndër lëndimet më të mëdha që i bëhen njeriut është kur dikush shpifë për gruan e tij dhe thotë se ajo është lavire. (vëll. 4, fq. 345- 346).

36. Njeriu i cili e shpiku fenë e râfidive ishte zindîk, i pafe dhe armik i Islamit e i ithtarëve të tij. (vëll. 4, fq. 362).

37. Ata kanë kontradikta lidhur me Aliun: nganjëherë e cilësojnë si ndihmësin e vetëm të Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), pa të cilin, i Dërguari i Allahut s’do të mund ta përhapte fenë e tij. Kurse, në anën tjetër, e cilësojnë atë me pazotësi dhe me poshtërim/nënshtrim , gjëra këto që i kundërshtojnë ato të mësipërmet. (vëll. 4, fq. 485).

38. Kush i bën sahabët më të këqij sesa Iblisi, atëherë, ai ka arritur kulmin e trillimit dhe armiqësisë ndaj Allahut, Profetit të Tij dhe brezave më të mirë të besimtarëve. Por, Allahu do t’i ndihmojë të dërguarit e Tij dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët. (vëll. 4, fq. 516).

39. Nëse dikush e di se ajo çfarë flet është e kotë dhe prapë e përhapë, dhe thotë se është e vërteta nga Allahu, atëherë ai është sikur dijetarët e jehudëve, të cilët me duart e tyre e shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej Allahut” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël materiale. Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar! E, nëse beson se ajo çfarë thotë është e vërtetë, atëherë kjo aludon për injorancën dhe humbjen e tij të skajshme. (vëll. 5, fq. 162).

40. Pa dyshim se Ebu Xha’fer El-Bâkir dhe Xha’fer bin Muhamed Es-Sâdik janë prijatarë të myslimanëve dhe imamë të fesë, dhe thëniet e tyre gëzojnë respekt e vlerë, ashtu siç i shkon për shtati pozitës së tyre. Mirëpo, shumica e fjalëve që përcillen nga ta janë gënjeshtra. (vëll. 5, fq. 163).

41. Ehlu Suneti e donë Aliun (radijAllahu anhu), e përkrahin/miqësojnë atë, dhe dëshmojnë se ai është prej kalifëve të drejtë dhe imamëve të udhëzuar. (vëll. 6, fq. 18).

42. Râfiditë e quajnë Umer El-Fâruk-ûn (radijAllahu anhu) faraoni i këtij ummeti. (vëll. 6, fq. 164).

43. Është përcjellë në mënyrë të pakontestueshme e të prerë se Aliu e donte Ebu Bekrin dhe Umerin (radijAllahu anhuma), se i përkrahte, i respektonte, dhe i shihte si më të mirët e këtij ummeti. Dhe asnjëherë nuk është përcjellë prej tij ndonjë fjalë e keqe për ta, apo se ai ishte më meritor për kalifatin se ata dy. Kjo është një gjë e njohur për njerëzit, qofshin ata elitë apo masë e thjeshtë, që i dinë hadithet muteuâtire, apo ato që janë përcjellë nga njerëzit e besueshëm. (vëll. 6, fq. 178).

44. Râfiditë janë prej të lajthiturve më të këqij, të cilët kërkojnë të krijojnë pështjellim (fitne). Këta janë ata të cilët i ka qortuar Allahu dhe i Dërguari i Tij. (vëll. 6, fq. 268).

45. Ata flasin fjalë kontradiktore, të cilat e hedhin poshtë njëra-tjetrën. (vëll. 6, fq. 290).

46. Në fenë Islame fitne-ja ka hyrë prej shiave. Vërtet që ata janë origjina dhe mulliri i çdo fitne-je dhe sherri. (vëll. 6, fq. 364).

47. Shiat dhe ata që u bashkëngjiten atyre janë origjina dhe baza e çdo fitne-je dhe belaje. Ata ishin ndezësit e shumicës së luftërave në mes myslimanëve. (vëll. 6, fq. 364).

48. Lëri fjalët që dëgjohen e përcillen për ata që kanë shkuar. Secili i mençur le të shikojë fitnet, sherret e prishjet që i ndodhin e i afrohen Islamit në kohën kur ai është duke jetuar, sepse do të gjejë se shumica e tyre vijnë nga râfiditë. Po ashtu ke për të gjetur se ata janë njerëzit më fitnexhi dhe më të këqij, dhe se nuk kursejnë asgjë që është në mundësitë e tyre për të futur fitne, sherre dhe trazira mes myslimanëve. (vëll. 6, fq. 372).

49. Nëse u jepet mundësia për të bërë diçka, ata se kanë frikë Allahun për atë që bëjnë. (vëll. 6, fq. 375).

50. Ata janë njerëzit që shtiren më së shumti se kinse e donë Ehlu Sunetin. Nuk e shfaqin fenë e tyre të vërtetë dhe i mësojnë përmendsh vlerat e sahabëve apo poemat që i lavdërojnë ata dhe që i kritikojnë râfidat, në mënyrë që të fitojnë dashurinë e Ehlu Sunetit. (vëll. 6, fq. 423).

51. Râfidiu nuk shoqërohet me ndokënd, veçse përdorë me të nifâk-un (dyfytyrësinë). Kjo sepse feja në zemrën e tij është një fe e prishur, e cila e shpie drejt rrenës, tradhtisë, mashtrimit të njerëzve dhe dashakeqësinë për ta. Pra, ai nuk ngurron që t’ju bëjë dëm njerëzve dhe nuk lë ndonjë të keqe që është në mundësinë e tij, veçse ua shkakton atyre. (vëll. 6, fq. 425).

52. Në shumë vende Allahu i ka përshkruar mynafikët me rrenë, pabesi dhe tradhti. Dhe këto cilësi nuk gjenden në ndonjë grup tjetër më shumë sesa tek râfiditë. (vëll. 6, fq. 427).

53. Origjina e fesë së tyre rrjedhë nga njerëz të pafe e mynafikë. Qëllimi kryesor i tyre është akuzimi i Kuranit, i të Dërguarit dhe i fesë Islame. (vëll. 7, fq. 9).

54. Feja e tyre është dera dhe korridori më i madh që të çon drejt kufrit dhe herezisë (ateizmit). (vëll. 7, fq. 10).

55. Feja e tyre buron nga shirku, ateizmi dhe nifâku. (vëll. 7, fq. 27).

56. Ai i cili e shpiku fenë e tyre kishte për qëllim ta prishte Islamin, si dhe themelin e godinën e tij, bashkë me ata që i ka brenda. Kjo është një gjë e njohur nga ibën Sebe’ dhe pasuesit e tij. Ibën Sebe’ shpiku specifikimin e Aliut për kalifat dhe thënien se ai ishte i mbrojtur nga mëkatet. (vëll. 7, fq. 219-220).

57. Elhamdulilah, Ehlu Bejti nuk janë pajtuar rreth asnjërës prej veçorive të fesë së râfidive. Përkundrazi, ata janë larg dhe të pastër nga të qenët të njollosur me diçka prej fëlliqësive të tyre. (vëll. 7, fq. 395).

58. Ajo çfarë përcillet në mënyrë autentike nga të gjithë dijetarët e Ehlu Bejtit prej Benu Hashimëve, qofshin ata tabi’in apo tabi’ tabi’in prej bijve të Husejnit, apo Hasenit (radijAllahu anhuma) apo të të tjerëve, është se ata e përkrahnin (miqësonin) Ebu Bekrin e Umerin dhe u jepnin përparësi (në vlerë) para Aliut (radijAllahu anhu). Fjalët e tyre për këtë janë autentike dhe muteuâtire. (vëll. 7 fq. 396).

59. Ata janë njerëzit që më së shumti i fyejnë dhe akuzojnë Ehlu Bejtin. (vëll. 7, fq. 408).

60. Feja e tyre përfundon me bërjen e Aliut (radijAllahu anhu) dhe të familjes së tij jobesimtarë, pasi që i bën të tillë sahabët dhe pjesën dërrmuese të myslimanëve. (vëll. 7, fq. 409).

61. Tërë përpjekjen e tyre e drejtojnë për shkatërrimin e Islamit dhe për prishjen e lidhjeve e të shtyllave të tij. (vëll. 7, fq. 415).

62. Kushdo që posedon sadopak njohuri për fenë Islame, e di se feja e râfidive është në kundërshti të plotë me të. (vëll. 8, fq. 497).

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit