Thënie të ibën Tejmijes rreth Râfidive

Shkëputur nga libri i tij “Minhâxhus-sunnetin-nebeuijje”

1. Râfiditë renditen ndër bidatçinjtë më injorant dhe më zullumqarë. Ata i armiqësojnë evliatë më të mirë (zgjedhur) të Allahut të Lartësuar, pas profetëve, besimtarët e parë: muhaxhirët dhe ensarët, si dhe të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim (radijAllâhu anhum ue erdâhum). Ndërkohë që i marrin për miq jobesimtarët dhe mynafikët, prej radhëve të jehudëve, të krishterëve, idhujtarëve dhe llojeve të ndryshme të të pafeve, si: nusajritë, ismailitë, dhe të humburit e tjerë. (vëll. 1, fq. 20).

2. Bashkëpunimi i tyre me jehudët është një gjë e mirënjohur. (vëll. 1, fq. 21).

3. Zemrat më të poshtra janë ato që mbajnë urrejtje (zili) ndaj besimtarëve më të mirë dhe prijatarëve të miqve të Allahut, pas profetëve. (vëll. 1, fq. 22).

4. Në kohën e Zejd bin Alij bin Husejn bin Alij bin Ebi Talib, shiat u ndanë në râfida dhe në zejdije. Kur ai u pyet për Ebu Bekrin dhe Umerin dhe e luti Allahun t’i mëshironte ata dy, disa nga të pranishmit e refuzuan atë. Ai u tha: “Më refuzuat (refedtumûnî)”. Kështu, ata u quajtën râfida (refuzues), për shkak se e refuzuan atë. Ndërkaq, shiat e tjerë, që nuk e refuzuan atë, e morën emrin zejdije, duke iu atribuuar atij. (vëll. 1, fq. 35).

5. Ata distancohen nga të gjithë shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), përveç një numri të vogël që sillet midis trembëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë. (vëll. 1, fq. 39).

6. Duke qenë se themeli i medh’hebit të tyre qëndron mbi injorancë, ata renditen ndër grupet më injorante dhe që rrejnë më së shumti. (vëll. 1, fq. 57).

7. Dijetarët e gjurmëve, rivajet-it dhe isnad-it janë të një mendjeje se râfiditë janë grupi më rrenacak dhe se rrena tek ta është e moçme. Për këtë shkak, imamët e Islamit i dallonin nga të tjerët, ngase ata rrenin shumë. (vëll. 1, fq. 59).

8. Ata thonë: feja jonë është “et-tekijje”. Kjo do të thotë që ndonjëri prej tyre shfaqë në gjuhë të kundërtën e asaj që e fshehë në zemër. Dhe pikërisht kjo është rrena dhe nifaku (dyfytyrësia). (vëll. 1, fq. 68).

9. Ata janë njerëzit që më së shumti i kundërshtojnë pushtetarët dhe janë më të largëtit nga bindja ndaj tyre; nuk u binden pushtetarëve veç nëse detyrohen. (vëll. 1, fq. 111).

10. Cila përpjekje është më e kotë se përpjekja e atij që rraskapitet për një kohë të gjatë, që i shpeshton thashethemet, që ndahet nga xhemati i myslimanëve, që i mallkon besimtarët e parë (muhaxhirët/ensarët) dhe tabi’inët (ata që i pasuan), që bashkëpunon me jobesimtarët dhe mynafikët, që i përdorë të gjitha llojet e hileve dhe të gjitha metodat e mundshme, që ndihmohet përmes dëshmitarëve të rremë dhe që i tërheq pas (i afron) pasuesit e tij me litarin e mashtrimit? (vëll. 1, fq. 121).

11. Ata i morën imamët e tyre si zota krahas Allahut. (vëll. 1, fq. 474).

12. Hoxha i tyre, ibën En-Nu’mân shkroi një libër, të cilën e titulloi “Menâsikul – meshâhid” (Ritualet e vizitës së tyrbeve/teqeve). Aty e bëri të njëjtë vizitën e varrezave me vizitën e Qabesë. (vëll. 1, fq. 476).

13. Allahu ka treguar se mynafikët thonë me gjuhët e tyre atë që nuk e kanë në zemra. Ndërsa râfidat këtë gjë e konsiderojnë prej bazamenteve të fesë së tyre dhe e quajnë “et-tekijje”. Po ashtu, këtë ia veshin imamëve të Ehlu Bejtit, të cilët Allahu i pastroi nga një gjë e tillë. Ata shkuan aq larg sa një gjë të tillë e përcollën nga Xha’fer Es-Sâdik, i cili (kinse) kishte thënë: “Et-tekijje është feja ime dhe feja e baballarëve të mi.” Mirëpo, Allahu i ka pastruar besimtarët e Ehlu Bejtit, si dhe të tjerët nga kjo. Madje ata ishin njerëzit më të sinqertë dhe realizuesit më të mëdhenj të Imanit, dhe feja e tyre ishte et-takuâ (devotshmëria) e jo et-tekijje. (vëll. 2, fq. 46).

14. Râfidat më së shumti gjenden në radhët e zenâdikave (të dalëve nga feja), mynafikëve, të pafeve, ose në radhët e injorantëve, të cilët nuk kanë dije rreth teksteve fetare dha as rreth gjërave logjike. (vëll. 2, fq. 81).

15. Dashuria dhe lakmia e tyre ndaj dynjasë paraqitet mjaftë qartë. Për këtë shkak, kur i shkruan Husejnit (radijAllâhu anhu) që të vinte tek ta, gjë që edhe e bëri së bashku me djalin e axhës së tij, ata e tradhtuan dhe e shitën ahiretin për këtë botë, si dhe e dorëzuan tek armiku. Madje edhe luftuan përkrah armikut të tij. Andaj, çfarë zuhdi (asketizmi) dhe xhihadi nga ana e tyre është ky? Alij bin Ebi Talibi (radijAllâhu anhu) shijoi prej tyre gjëra nga më të hidhëtat, të cilat veç Allahu i di. Derisa edhe u lut kundër tyre me fjalët: “O Allah! Vërtet unë jam lodhur nga ta, e edhe ata prej meje. Andaj, m’i zëvendëso me më të mirë, ndërsa mua më zëvendëso me një që është më i keq se unë për ta!” (vëll. 2, fq. 90- 91).

16. A ka më të humbur se njerëzit që i armiqësojnë besimtarët e parë: muhaxhirët dhe ensarët dhe që i miqësojnë jobesimtarët dhe mynafikët? (vëll. 3, fq. 374).

17. Ata, kryesisht, nuk e ndalojnë njëri-tjetrin nga të këqijat, përkundrazi, vendet e tyre janë vende ku të këqijat si: zullumi, amoralitetet/shthurjet, janë më së shumti të përhapura. (vëll. 3, fq. 376).

18. Ata gjithmonë i miqësojnë jobesimtarët: idhujtarët, jehudët, të krishterët dhe u ndihmojnë atyre në luftimin dhe armiqësinë ndaj myslimanëve. (vëll. 3, fq. 378).

19. Kanë futur në fenë e Allahut dhe në fjalët e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) aso rrena, si askush tjetër; e kanë refuzuar të vërtetën si askush tjetër; e kanë ndryshuar Kuranin si askush tjetër. (vëll. 3, fq. 404).

20. Pa dyshim që ata unanimisht e kundërshtojnë njëzëshmërinë e familjes profetike, së bashku me njëzëshmërinë e sahabëve. Kjo ngaqë, në familjen profetike, Benu Hashim, gjatë kohës së Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut, nuk kishte njeri që pretendonte imamatin e “të dymbëdhjetëve”, as atë se ndokush është i mbrojtur nga gjynahet, pas Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe as bërjen e tre kalifëve (Ebu Bekrit, Umerit dhe Uthmanit) jobesimtarë. Madje në mesin e tyre nuk kishte njeri që e akuzonte të drejtën e këtyre (treve) për të qenë prijës të myslimanëve. Aq më tepër, nuk kishte njeri që i mohonte cilësitë e Allahut apo që e përgënjeshtronte kaderin (caktimin e Allahut). (vëll. 3, fq. 406- 407).

21. Rrena, përgënjeshtrimi i të vërtetës, injoranca e skajshme, besimi në gjëra të pamundshme, mendjelehtësia, ekstremizmi në pasimin e epsheve, lidhja pas gjërave të panjohura, të gjitha këto nuk gjenden në ndonjë grup tjetër ashtu siç janë të pranishme tek ta. (vëll. 3, fq. 435).

22. Râfiditë i akuzojnë (fyejnë) shokët e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe transmetimet e tyre, por, realisht, me këtë ata duan ta akuzojnë shpalljen. (vëll. 3, fq. 436).

23. Shiat nuk kanë imam, të cilëve u referohen, përveç shehlerëve të tyre, që ua përvetësojnë pasurinë pa të drejtë dhe i pengojnë nga rruga e Allahut. (vëll. 3, fq. 488).

24. Shehlerët (hoxhallarët) e tyre i urdhërojnë ata t’i bëjnë shirk Allahut, ta adhurojnë dikë tjetër përveç Tij dhe i pengojnë nga rruga e drejtë. Në këtë mënyrë, ata dalin nga realiteti i dëshmisë la ilahe il-lAllah – Muhammedun resulullah. Realiteti i teuhidit (njësisë së Allahut) është që ta adhurojmë vetëm Allahun, ta lusim vetëm Atë, të frikohemi e të ruhemi vetëm prej Tij, të mbështetemi vetëm në Të, tërë adhurimin t’ia kushtojmë sinqerisht vetëm Atij e askujt prej krijesave dhe, po ashtu, të mos i marrim engjëjt dhe profetët si zota krahas Allahut; e si është puna me imamët, hoxhallarët, dijetarët, mbretërit, e të tjerët? (vëll. 3, fq. 490).

25. Râfiditë edhe nëse dëshmojnë, dëshmojnë për gjëra që nuk i dinë, apo dëshmojnë në mënyrë të rreme duke e ditur një gjë të tillë. Gjendja e tyre është siç shprehet edhe imam Shafi’iu (Allahu e mëshiroftë): “S’kam parë njerëz që dëshmojnë rrejshëm më shumë sesa râfiditë.” (vëll. 3, fq. 502).

26. Ata e kundërshtojnë Aliun (radijAllahu anhu) dhe imamët e Ehlu Bejtit në të gjitha parimet e tyre, parime këto, në të cilat ata (râfiditë) edhe dallojnë nga Ehlu Suneti. (vëll. 4, fq. 16).

27. Kanë gënjyer për Xha’fer Es-Sâdik më shumë sesa për të tjerët para tij. Pra, e keqja erdhi nga ata që gënjyen ndaj tij, e jo prej tij. Për këtë shkak, atij i vishen lloj-lloj rrena. (vëll. 4, fq. 54).

28. Ndër fatkeqësitë me të cilat janë sprovuar pasardhësit e Husejnit është se râfiditë u atribuohen atyre. (vëll. 4, fq. 60).

29. Kryesisht, dëshmitë e tyre vërtiten midis poezive e rrëfenjave të rrejshme, të cilat i shkojnë për shtati injorancës, padrejtësisë dhe gënjeshtrave të tyre. Mirëpo, bazat e fesë nuk pohohen me kësi lloj poezish, përveç nga ata njerëz që nuk bëjnë pjesë në mesin e atyre që kanë largpamësi. (vëll. 4, fq. 66).

30. Nëse dëshiron të zgjedhësh për vetën tënde ndonjë medh’heb, përmes të cilit e arrin Xhenetin (afërsinë me Allahun) dhe shpëton nga zjarri

Atëherë, besoi librit të Allahut dhe suneteve, që njerëzit më të mirë i kanë përcjellë nga Resulullahi

Dhe largohu nga feja e râfidive dhe e bidateve, thirrësi i të cilës të çon kah turpi dhe zjarri

Dhe ec pas shokëve të Resulullahit, sepse ata janë yje, me dritën e të cilëve e gjen rrugën udhëtari

Largoju rrugës së râfidive, ngaqë ajo është e ngritur mbi kufër, sikur të ishte një godinë e vënë mbi bregun e gërryer që rrokulliset drejt zjarri

Janë vetëm dy rrugë: ose udhëzim e lumturi, ose mjerim e humbje, siç ka humbur jobesimtari

Andaj, më thoni, cili nga ne meriton të jetë më i sigurt dhe është në rrugë më të drejtë kur të gjykon El-Bâri (Zanafillësi/Allahu)

A mos do të jetë ai i cili i shanë shokët e Resulullahut, që e kundërshton Kuranin dhe që nuk i përfillë lajmet e vërteta,

Apo ai i cili ka pasuar shpalljen, që ka ecur sipas metodologjisë së sahabëve, dhe që e ka dashur farefisin e pastër që rrjedhë nga Resulullahi? (përkthim i lirë)

(vëll. 4, fq. 128).

31. Medh’hebi i tyre ka mbledhur bidatet më të mëdha e më të shëmtuara. Kështu, ata janë xhehmij, kaderij, râfidij. (vëll. 4, fq. 131).

32. Për shkak të injorancës dhe gënjeshtrave, kontradiktat në mesin e tyre janë të shumta e të qarta. Kjo ngase ata kanë gjithfarë mendimesh, të cilat i zmbrapsin nga rruga e drejtë. (vëll. 4, fq. 285).

Vijon…

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit