Thuajse askush nuk shpëton nga shirku i fshehtë

Aq sa forcohet dashuria e robit ndaj Allahut po aq pakësohet dhe zvogëlohet dashuria ndaj gjërave tjera, ndërsa aq sa dobësohet dashuria e tij ndaj Allahut po aq shtohet dashuria ndaj gjërave tjera.

E njëjta gjë ndodhë edhe me frikën dhe shpresën si dhe me gjërat e tjera. Nëse frika e robit ndaj Allahut është e plotë, atëherë ai nuk ka frikë nga askush pos Allahut, siç thotë Ai: E të cilët kumtuan shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës (El Ahzab: 39). Pra, nëse i mangësohet frika ndaj Allahut, atëherë do t’i shtohet frika ndaj krijesave, e njëjta gjë ndodhë edhe me shpresën, sikurse që e përmendëm edhe për dashurinë.

Ndërsa ky është shirku i vogël, nga i cili nuk mund të shpëtoj pothuajse askush, përveç atyre që i ka ruajtur Allahu.

Bile është transmetuar se shirku në mesin e këtij umeti është sikurse fërkema e milingonës.

Kurse rruga e shpëtimit nga këto të meta është sinqeriteti (nijeti i sinqert) ndaj Allahut, ku Allahu thotë: Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet! (El Kehf: 110). Kurse sinqeriteti nuk mund të arrihet pa patur zuhd (largim nga dëfrimet dhe kënaqësitë ekstreme të kësaj bote), e ndërsa kjo nuk arrihet pa takva, kurse takva është respektimi i urdhërave dhe ndalesave të Allahut.

Shkëputur nga “Mexhmu’ul Fetava” të Ibën Tejmijes (v.1, f.94)

Përktheu: Jeton Bozhlani

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva