T’u mbash fjalim të pranishmëve tek varrezat

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

http://binbaz.org.sa/mat/18311

 

Pyetje: A është prej sunetit fjalimi tek varrezat, drejtuar përcjellësve të xhenazes?

Përgjigje: Nëse është e mundshme, atëherë kjo është një gjë e mirë. Nëse jepet rasti për këshillimin e të pranishmëve dhe në mesin e tyre ka të tillë që e dëgjojnë këshillën dhe përfitojnë prej saj, atëherë kjo është një gjë e pëlqyeshme. Është saktësuar nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) t’u ketë mbajtur fjalim të pranishmëve tek varrezat, gjatë kohës kur hapja e njërit nga varret ende s’kishte përfunduar. Kështu, ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u ul së bashku me shokët e tij dhe filloi t’ua sqaronte gjendjen që e kaplon njeriun kur ai vendoset në varr. Atëherë ata e pyetën rreth kaderit dhe thanë: “A jemi duke vepruar sipas diçkaje që është vendosur më parë, apo sipas diçkaje që fillon tani?” Ai u përgjigj: “Sipas diçkaje që është vendosur më parë.” “E përse të veprojmë, kur çështja jonë veçse paska përfunduar?” – pyetën ata. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u tha: “Veproni, sepse çdonjërit i lehtësohet rruga drejt asaj për të cilën është krijuar. Sa u përket të lumturve, atyre u lehtësohen veprat e ithtarëve të lumturisë, ndërsa sa u përket të mjerëve, atyre u lehtësohen veprat e ithtarëve të mjerisë.” Pastaj i lexoi fjalët e Allahut: Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimit), Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit. Kurse atij që është koprrac, ndihet i vetëmjaftueshëm, dhe e quan gënjeshtër më të bukurën (besimin), Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt dënimit.” (El-Lejl, 5-10).

Pra, Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i këshilloi ata dhe ua përmendi disa hadithe (dhe ajete). Andaj, nëse jepet rasti që të këshillohen dhe përkujtohen të pranishmit, s’ka gjë të keqe në këtë dhe inshaAllah është një gjë e mirë.

 

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva