Udhëzimi është katër llojesh

Udhëzimi është katër llojesh:

1.Udhëzimi i përgjithshëm, i natyrshëm, për çdo krijesë, në të cilin e jetojnë këtë jetë dhe e zhvillojnë atë, “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë trajtën e vet e pastaj e ka udhëzuar” Ta he, 50. I porsalinduri kërkon qumështin që të ushqehet, bleta në fole ka rregull të caktuar dhe zhvillon jetë në mënyrë të përpiktë, instinkti i mashkullit dhe femrës për çiftim, shija e ushqimit e pirjes etj. Allahu i ka udhëzuar në këto.

2. Udhëzimi i sqarimit (të rrugës së drejtë): i të mirës dhe të keqes, i dritës dhe errësirës, i besimit dhe mosbesimit, i sunetit dhe bidatit, i përuljes dhe mëkatit. Allahu ua ka mundësuar krijesave (Pejgamberëve dhe pasuesve të tyre) që njerëzit t’i udhëzojnë në gjëra të mira, të vlefshme e të dobishme për ta. Allahu i thotë Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem: “Ti, me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë” Shura 52.

 

3. Udhëzimi për pasim (përqafim) të së vërtetës, pas sqarimit të Pejgamberëve dhe pasuesve të tyre. Ky lloj i udhëzimit ndaj njerëzve i takon vetëm Allahut. “Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë.” Kasas 56.

 

4. Udhëzimi pas vdekjes dhe ringjalljes (në Ditën e Gjykimit), që banorët e xhenetit të dinë të orientohen për në xhenet dhe që banorët e xhehenemit të dinë të orientohen për në xhehenem. “Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i udhëzojë në rrugë të drejtë, për shkak të besimit të tyre. Pranë tyre do të rrjedhin lumenj në kopshtet e kënaqësisë” Junus 9.

 

Dr. Gazmend Mehmeti – Kitabu teuhid – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit