Veçimi i natës së mesit të Shabanit me sadaka (lëmoshë)

Komisioni i përhershëm për studime shkencore dhe fetua

Pyetje: Babai im ma ka lënë porosi gjatë jetës së tij që çdo vit në natën e mesit të Shabanit të jap sadaka sipas mundësive të mia. Dhe vërtetë që unë deri tani kam vepruar siç më ka porositur. Mirëpo, disa njerëz më kanë qortuar për këtë vepër dhe më thanë që nuk lejohet. A është sadakaja në natën e mesit të Shabanit e lejuar ashtu siç më porositi babai im?

Përgjigje: Veçimi i natës së mesit të Shabanit me sadaka, çdo vit, është bidat dhe nuk lejohet, edhe nëse me këtë të ka porositur babai yt. Ti ço në vend porosinë e tij, mirëpo mos e veço me
sadaka gjysmën e Shabanit, jepe sadakanë në ndonjë muaj gjatë vitit pa e veçuar ndonjë muaj të caktuar. Edhe pse, muaji më i vlefshëm është Ramazani.

Me Allahu vjen suksesi. Salatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Fetuaja me numër: 9760. Vëllimi nr. 3, faqe nr. 77.
Anëtarët e komisionit:
Kryetar: AbdulAziz bin Abdilah bin Baz.
Zëvendëskryetar: AbduRrezak Afifi.
Anëtar: Abdullah Gudejan.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit