Vendimi mbi fjetjen (shtrirjen) në bark

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)
Fetaua Nurun Ala Ed-Derb

Pyetje: Më është thënë se fjetja (shtrirë) në bark është e ndaluar. A është kjo e vërtetë, dhe nëse është, si të veproj pasi që nuk mund të rehatohem e të pushoj vetëm nëse flej në atë pozitë?

Përgjigje: Është përcjellë nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se ai, pasi që e pa njërin nga shokët e tij duke fjetur në bark, e preku në këmbë dhe i tha: “Kjo është një shtrirje të cilën Allahu e urren”. Ndërsa në një version tjetër shënohet: “Kjo është shtrirja e banorëve të zjarrit.”

Pra, shtrirja në bark është gjë e urryer dhe duhet të lihet, përveç në raste domosdoshmërie, si: dhimbja, për shkak të së cilës njeriu ka nevojë të shtrihet në atë pozitë. Më së paku që mund të thuhet për të është se ajo urrehet, dhe atë për shkak të hadithit: “Kjo është një shtrirje të cilën Allahu e urren”, edhe pse në shikim të parë, hadithi aludon në ndalesë. Andaj, besimtari dhe besimtarja duhet ta lejnë këtë shtrirje, përveç në raste të domosdoshme, të cilave s’mund t’iu shmangen.

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit