Vendimi për atë që han gjatë ezanit apo pak çaste pas tij

Pyetje: “Allahu thotë: “...Dhe hani e pini, derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës)…” (El-Bekareh-187). Cili është vendimi për atë që ha syfyr dhe pi ujë gjatë ezanit apo pas ezanit të sabahut për një çerek ore?”

Përgjigje: “Nëse personi i përmendur në pyetje e di se ezani është para se të dallohet agimi, nuk e ka obligim kompensimin, e nëse e di se është pasi që të dallohet agimi, duhet ta kompensojë atë ditë. Ndërsa, nëse nuk e ka ditur se ngrënia dhe pirja e tij kanë qenë para apo pas agimit, nuk e kompenson, sepse parimi bazë është mbetja e natës. Mirëpo, besimtari duhet të ketë kujdes në agjërimin e tij dhe të ndalohet nga të gjitha gjërat që ia prishin agjërimin, posa ta dëgjojë ezanin, përveç nëse e di se ky ezan është para kohe”.

(Komisioni i përhershëm për fetua dhe hulumtime shkencore)

Fetua për agjëruesin
Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva