Vendimi për pjesëmarrjen në kremtimin e natës së mesit të Shabanit për atë që beson se kjo është kotë

Komisioni i përhershëm për studime shkencore dhe fetua

Pyetje: A lejohet pjesëmarrja në kremtimet e shpikura (bidate), si kremtimi i natës së mevludit, natës së Mi’raxhit, dhe natës së mesit të Shabanit, për atë që beson se kjo (kremtimi i tyre) nuk është e ligjësuar (nga Allahu), mirëpo prezanton për ta sqaruar të vërtetën rreth (kotësisë së) tyre?

Përgjigje:

Së pari: Kremtimi i këtyre netëve nuk lejohet. Madje, kjo është prej bidateve (risive) të urryera.

E dyta: Është e ligjësuar prezantimi dhe pjesëmarrja në këto kremtime me qëllim të refuzimit të tyre dhe sqarimit të vërtetës rreth tyre: se ato janë bidat nuk lejohet veprimi i tyre. Sidomos, kur personi është elokuent në sqarimin e së vërtetës dhe i mbushet mendja se mund të ruhet nga fitneja (sprovimi) me to. Ndërsa, pjesëmarrja në to me qëllim të argëtimit, gostisë dhe dëfrimit/zbavitjes nuk lejohet; sepse në këtë ka bashkëpjesëmarrje me ithtarët e të keqes, shtim të numrit të tyre (gjatë kësaj kotësie) dhe mbështetje të bidatit të tyre.

Me Allahu vjen suksesi. Salatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Fetuaja me numër: 6524. Vëllimi nr. 3, faqe nr. 38.
Anëtarët e komisionit:
Kryetar: AbdulAziz bin Abdilah bin Baz.
Zëvendëskryetar: AbduRrezak Afifij
Anëtar: Abdullah Gudejan.
Anëtar: Abdullah bin Kuud.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit