Vënia e rrathëve apo penjve e gjëra të tjera (në trup)

Vënia e rrathëve apo penjve e gjëra të tjera (në trup)

 

Ai i cili vë këto gjëra në trupin e tij, zemra e tij lidhet për to dhe këtë e konsideron shkak për largimin e fatkeqësisë me të cilën është goditur, apo shkak për ruajtjen nga fatkeqësitë në të ardhmen. Por, parim në këtë çështje është se, nuk lejohet pohimi i shkaqeve që kanë efekt dhe se nuk lejohet të besohet se një gjë është shkak, përveçse duke u bazuar në fenë e Allahut (nëse Kurani e suneti kanë treguar se është shkak që ka efekt dhe që mund ta largojë të keqen).

Nuk lejohet të pohohet e besohet një shkak përveçse nëse është shkak sheriatik, i ligjësuar nga Kurani e suneti, apo nëse vërtetohet nga përvoja se ka efekt të dukshëm/qartë (si: mjalti, leximi i Kuranit, ilaçet etj.). Pse po themi që të ketë efekt të dukshëm/qartë? Kjo sepse dikush mund të thotë “e kam lidhur perin apo rrethin apo një hajmali, edhe pse nuk ka pasur efekt të menjëhershëm, pas një kohe në mënyrë të fshehtë ka ndikuar dhe ma ka larguar të keqen, apo ma ka lehtësuar”. Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur ngaqë ajo gjë ka qenë shkak i efektshëm tek ai, porse kjo ka qenë thjeshtë një ndjenjë shpirtërore tek ai (kur ndjen me shpirtin e tij se lidhja e kësaj apo e asaj gjëje ka efekt tek ai e do të ketë dobi). Porse, ndjenjat shpirtërore në fenë e Allahut nuk janë rrugë përmes së cilës pohohet një gjë si shkak që duhet të veprohet për largimin e të keqes.

Ai i cili ka vënë një pe apo një rrathë, e gjëra të tjera, për t’ia larguar një të keqe a fatkeqësi, apo për të penguar fatkeqësinë ta godasë në të ardhmen, ai ka marrë një shkak që nuk është i ligjësuar në fenë e Allahut, njëkohësisht nuk është i ligjësuar dhe nga aspekti i përvojës, nuk do të ketë efekt, efekti i tij nuk është i qartë, i dukshëm, por thjeshtë është një besim i personit, i cili kur e vë atë gjë mendon se do t’i bëjë dobi. E ndodhë ndonjëherë që kjo të përputhet me kaderin e Allahut. Kështu, pasi e ka vënë i largohet fatkeqësia (e ai mendon se iu largua për shkak të asaj gjëje). Në këtë mënyrë zemra e tij lidhet edhe me shumë me atë gjë dhe beson se është shkak prej shkaqeve, porse kjo është gjë e kotë.

Duke qenë se Allahu nuk e ka pohuar në Kuran apo në sunetin e Pejgamberit dhe nuk ka thënë se kjo gjë është shkak për largimin e të keqes, atëherë është një gjë e kotë dhe nuk lejohet të veprohet.

Vetëm Allahu sjellë dobi dhe dëm (e jo vënia e këtyre gjërave). Ai i mbulon robërit e Tij me mëshirë, u zbret mirësi dhe i vetmi që i privon disa prej të mirave të Tij. Kurse, sa u përket shkaqeve, ato duhet patjetër të vërtetohen/pohohen e të ligjësohen nga sheriati i Tij ose nga përvoja (e qartë).

Hozhë Lulzim Perçuku – Derset kitabu teuhid – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit