Vlera e ngushëllimit

Nga Muhamed bin ‘Amr (radijAllahu anhu) përcillet se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk ka besimtar që e ngushëllon vëllanë e tij me rastin e ndonjë fatkeqësie, veçse Allahu i Patëmetë do ta vesh atë me rroba të nderit në Ditën e Kiametit.” (ibën Māxhe nr. 1601, Ed-Dejlemij nr. 6081 dhe Er-Rāfi’ij (2/250). Shejh Albani e vlerësuar për të mirë (hasen) në “Sahīh ibën Māxhe, nr. 1301).

Dijetari i madh Es-Sindij në veprën “Sherhu Suneni ibën Māxhe” thotë:

“që e ngushëllon vëllanë e tij”: do të thotë e urdhëron me durim ndaj saj (fatkeqësisë) duke i thënë: “Allahu ta rrittë shpërblimin”, apo fjalë të ngjashme me këto.”

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit