Zoti yt le të dëgjojë prej teje fjalët që janë më të dashura tek Ai

Nga Abdullah bin Mes’udi (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Vërtet, fjalët më të dashura tek Allahu janë: “SubhânekAll-llâhumme ue bihamdike ue tebârekesmuke ue te’âlâ xhed-duke ue lâ ilâhe gajruke.” (I pastër nga çdo e metë je o Allahu im dhe për ty është falënderimi. I bekuar është emri Yt dhe e Lartësuar është madhëria Jote. S’ka të adhuruar të vërtetë përveç Teje). Ndërkaq, fjalët më të urryera tek Allahu janë kur dikush i thotë ndokujt: “Ki frikë Allahun!”, e ai ia kthen: “Ti merru me vetën tënde (e më lër mua).”

Përcjellë nga Bejhekiu në “Shua’b El-Iman” (1/435, nr. 630), Nesaiu në “El-Kubra” (6/212, nr. 10685), Ebu Abdullah bin Mendeh në “Et-Teuhid” (2/123). Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) e ka vlerësuar si sahih në Es-Silsile Es-Sahiha (6/189).

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit